Projekti “Edukimi Mediatik si Gur Themeli në Luftimin e Dezinformimit në Rininë Lezhjane”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes iniciativës “PËRBALLJE: Përpjekje e shoqërisë civile për të konsoliduar lirinë e medias dhe për të luftuar dezinformimin dhe propagandën e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi,” zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Partnerët e tij, është një iniciativë e implementuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Qendra Hand to Hand Against National Apathy – H.A.N.A.
Ky projekt, në kuadër të aktiviteteve dhe produkteve të tij, ka si synim kryesor krijimin e një manuali të thjeshtuar për luftimin e dezinformimit dhe lajmeve të rreme, për replikim të praktikave më të mira dhe përdorimin e tij nga aktorë të shoqërisë civile me të rinj dhe palë të interesuara në këtë fushë.
Në kuadër të kësaj nisme, partneriteti ACQJ – H.A.N.A. kanë krijuar një manual me elementët thelbësor të trajnimit të rinisë në metodat më të përshtatshme për edukimin mediatik, shoqëruar dhe nga prezantimet përkatëse me PowerPoint. Këto materiale ndërthurin trajnimin përmes zbërthimit në teori të elementeve thelbësore të edukimit mediatik, dhe prekjes në praktikë të tyre, përmes shembujve realë dhe ushtrimeve për pjesmarrësit.
Këto materiale janë të lira për përdorim, replikim dhe shpërndarje të gjerë tek të gjithë palët e interesuara.