H.A.N.A

Kur Pushteti Parakalon, Qyteti Ndalon
Koha e leximit: 10 min (Scroll for English version)

Prolog

Një qytet që iu kërkua të zhdukej

Imagjinoje.

Një qytet që prej muajsh jeton mes rrugëve të gërmuara dhe trafikut të devijuar, ku konfuzioni i përditshëm është bërë pjesë e zakonshme e peizazhit, ku makineritë e ndërtimit rrinë pa lëvizur dhe rrugë të tëra mbeten të çara e ndërprera pa asnjë afat kohor, pa shpjegim, pa ndjesë publike – i njëjti qytet, në një pasdite të caktuar, u detyrua të mbante frymën.

Trotuaret që normalisht janë të mbushura nga lëvizja e njerëzve të zakonshëm, punëtorëve, nxënësve, nënave me karroca, të moshuarve që ecin ngadalë pa një destinacion të caktuar, u liruan. Individë u ndaluan. Dy persona u shoqëruan në stacionin e policisë jo sepse kishin bërë diçka, por për shkak të asaj që dikush me autoritet vendosi se mund të bënin. Ata u mbajtën atje për afërsisht katër orë dhe u liruan kur Kryeministri u largua.

Qyteti, për një çast, u detyrua të simulonte një qetësi që nuk e ka për zakon.

Kjo është ajo që ndodhi në Lezhë. Dhe ndërsa ka të ngjarë të harrohet javën tjetër, në zhurmën e vazhdueshme të jetës politike shqiptare, arkivuar nën “gjëra të zakonshme në këtë vend” – H.A.N.A beson se nuk duhet të jetë kështu. Sepse ajo që ndodhi nuk ishte thjesht një teprim me masat e sigurisë. Ishte një simptomë. Dhe si të gjitha simptomat, ajo tregon diçka më të thellë, diçka që ka qenë e pranishme për një kohë të gjatë, diçka që jeton jo vetëm në vendimet e atyre që qeverisin, por edhe në zakonet e atyre që qeverisen.

Ky artikull ka të bëjë me të dyja këto.

I. Incidenti

Si një organizatë lokale e shoqërisë civile, pjesë rrënjësore e Lezhës, H.A.N.A ka dokumentuar dhe është thellësisht e shqetësuar nga sa vijon;

Gjatë vizitës së Kryeministrit në Lezhë, dy qytetarë u shoqëruan nga Drejtoria Rajonale Vendore e Policisë Lezhë dhe u mbajtën për afërsisht katër orë. Arsyeja e dhënë ishte dyshimi se dy personat mund të krijonin incidente gjatë vizitës së kryeministrit. Nuk ka ndodhur ndonjë akt konkret. Nuk ka të dhëna se ishte identifikuar një kërcënim i menjëhershëm dhe i demonstrueshëm. Individët u liruan vetëm pasi eskorta e Kryeministrit ishte larguar nga qyteti.

Për më tepër, banorët raportuan kufizime në lëvizjen përgjatë trotuareve publike, devijime të trafikut të këmbësorëve dhe automjeteve, dhe një atmosferë të përgjithshme në të cilën prania e zakonshme në hapësirën publike trajtohej si natyrshëm e dyshimtë.

H.A.N.A i bën thirrje Policisë së Shtetit të sqarojë, publikisht dhe me shkrim, bazën specifike ligjore sipas së cilës këta individë u shoqëruan dhe u ndaluan, dhe nëse ishte identifikuar ndonjë rrezik konkret, i dokumentuar para këtij vendimi. Në mungesë të një sqarimi të tillë, ajo që ndodhi duhet të emërtohet sipas emrit që ka; privimi i lirisë dhe përdorimi i ndalimit parandalues ​​jo si një instrument i fundit ligjor pas veprimeve hetimore paraprake, por si një mekanizëm komoditeti – një mënyrë për të rregulluar sheshin publik përpara se pushteti të kalojë nëpër të.

Kjo nuk është siguri. Kjo është koreografi.

II. Logjika që qëndron pas Aktit

Për të kuptuar se çfarë ndodhi, i duhet rezistuar tundimit për ta trajtuar atë si një gabim, një tepri, një rast të izoluar gjykimi të dobët nga një apo disa oficerë në një ditë të pa-zakontë. Ky formulim, sado i rehatshëm, nuk është i ndershëm.

Ajo që ndodhi në Lezhë ndjek një logjikë. Dhe logjika, ndryshe nga incidentet, përsëritet qëllimshëm.

Logjika është kjo: kur pushteti lëviz nëpër një hapësirë, ajo hapësirë ​​duhet të jetë e “lexueshme”. Duhet të jetë e rregullt. pa tension, pa pasiguri, pa asgjë që prish imazhin e një qeverisjeje të qetë, të kontrolluar dhe të mirëpritur. Qytetarët, brenda kësaj logjike, nuk janë pjesëmarrës në jetën publike – ata janë elementë. Elementë që duhen menaxhuar. Dhe kur një element nuk mund të parashikohet me siguri të mjaftueshme, ai hiqet nga ekuacioni.

Kjo nuk është vetëm një logjikë shqiptare. Është vërejtur në sisteme anembanë botës, kudo që marrëdhënia midis pushtetit dhe qytetarit anon në mënyrë vendimtare në njërin drejtim. Ajo që e dallon atë nga qeverisja demokratike nuk është intensiteti i saj, por drejtimi i saj. Në një demokraci të shëndetshme, pushteti përshtatet me praninë e qytetarëve. Në atë që pamë në Lezhë, qytetarët u përshtatën – u larguan, u ridrejtuan, u ndaluan – për t’iu përshtatur kalimit të pushtetit.

Dallimi mes të dyjave ka rëndësi të madhe.

Në një demokraci funksionale, një udhëheqës lëviz nëpër një qytet dhe qyteti vijon normalisht. Njerëzit mund të shikojnë, mund të kritikojnë, mund të mbajnë një tabelë ndër duar, ose thjesht mund të kalojnë pranë pa interes. Aparati i sigurisë menaxhon rrezikun – rrezikun real, të demonstrueshëm, të dokumentuar – pa fshirë strukturën e zakonshme të jetës publike. Qyteti mbetet vetvetja. Udhëheqësi kalon nëpër të, jo mbi të.

Ajo që u pa në Lezhë ishte e kundërta; qyteti iu nënshtrua vizitës. Vizita nuk hyri në realitetin e qytetit; realiteti i qytetit u pezullua për të pritur vizitën.

Dhe dy persona e paguan atë pezullim me katër orë liri.

III. Plaga më e thellë: Një popull i mësuar të heshtë

Këtu flitet jo vetëm për ata që janë në pushtet, por për të gjithë.

Sepse pyetja më e rëndësishme e ngritur nga ngjarjet në Lezhë nuk janë masat e sigurisë që u morën për Kryeministrin. Është arsyeja pse, në një vend me shumë më pak se 3 milionë banorë, me rrënjë të lashta, rezistencë të jashtëzakonshme dhe një kujtesë kulturore e historike të një populli që i mbijetoi pushtimit dhe izolimit, ndodh kjo lloj gjëje – dhe pranohet. Tretet. Harrohet.

Përgjigja ndodhet në diçka që nuk u ndërtua brenda natës dhe nuk mund të çmontohet me një deklaratë të vetme apo me një pale zgjedhje të vetme.

Një popull i mësuar me heshtjen. Nuk ishte gjithmonë një i mësuar i vetëdijshëm por erdhi në trajtë të shtresëzuar, përgjatë brezave – që nga vitet kur të folurit ishte vërtetë i rrezikshëm, kur mendimi i gabuar në vendin e gabuar i kushtonte gjithçka një familjeje, kur mbijetesa kërkonte që dikush të mësonte të lexonte gjendjet shpirtërore të pushtetit dhe të përshtatej në përputhje me rrethanat. Të mësuarit (me heshtjen) erdhi më vonë në forma më të buta; cinizmi qytetar që shprehet se “politika është e kalbur, nuk ka asgjë që unë mund të bëj për ta ndryshuar”, të dorëzuarit (apatia) që paraqitet si mençuri, ngritja e shpatullave me vetëdije që transferohet nga prindi te fëmija si një formë vetëmbrojtjeje.

Mësimi, në të gjitha format e tij, është i njëjtë: rri në heshtje, qëndro i vogël, mos e bëj veten të dukshëm kur pushteti (pushtetari) është afër.

Dhe kështu një qytet mban frymën. Dhe dy njerëz largohen nga rruga. Dhe javën tjetër, çdo gjë është harruar.

Kjo heshtje e praktikuar dhe e trashëguar, nuk është dobësi. Duhet thënë qartë – nuk është dobësi! Është rezultat i një riedukimi të gjatë të zhvilluar në kushte që e bën “zhurmën” vërtetë të kushtueshme. Një popull që mbijetoi atë që mbijetoi populli shqiptar nuk hesht nga frika. Ai hesht sepse heshtja, për një kohë shumë të gjatë, ishte çmimi i mbijetesës.

Por mbijetesa nuk është e njëjta gjë me të jetuarit. Dhe kushtet që e bënë heshtjen të domosdoshme kanë ndryshuar, edhe pse vetë zakoni i të heshturit nuk e ka përqafuar plotësisht ritmin e këtyre ndryshimeve.

Heshtja tani nuk mbron. Ajo u shërben atyre që përfitojnë nga qetësia e popullit.

IV. Pushteti i pamerituar nga një popull i bindur

Në qendër të jetës politike ka një transaksion që rrallë diskutohet me ndershmëri.

Kështu ndodh kur qytetarët janë të heshtur, të bindur dhe të paangazhuar, kur e trajtojnë politikën si diçka që u ndodh atyre dhe jo si diçka në të cilën marrin pjesë, kur i shohin politikanët si zotërinj për t’ju bindur dhe jo si shërbëtorë për t’i punësuar. Kështu, ata jo vetëm që nuk përfitojnë nga pushteti që kanë por e transferojnë kështu në mënyrë aktive atë pushtet tek ata që e kanë tashmë.

Çdo heshtje është një dhuratë për atë që preferon të mos i bëhen pyetje.

Çdo dorëzim, çdo “e çfarë mund të bëj unë”, çdo “të gjithë janë njësoj”, çdo tërheqje kryeneçe nga jeta qytetare, nuk është një tërheqje nga “loja”. Është një lëvizje brenda saj dhe favorizon pushtetarët.

Klasa politike në Shqipëri – dhe këtu nuk flitet për individë, por për një grupim, një kulturë, një sërë sjelljesh të skalitura, e ka kuptuar prej kohësh diçka që publiku e ka mësuar me ritme shumë më të avashta; se qytetarët shqiptarë, nëse do ta kuptonin (e jetësonin) plotësisht fuqinë e tyre, do të ishin të paqeverisshëm në kuptimin më të mirë të mundshëm të kësaj fjale. Ata do të kërkonin shpjegime e llogari reale. Ata do të refuzonin eufemizmat. Ata do të qeshnin me performancën teatrale dhe do të këmbëngulnin për thelbin. Ata do t’i vlerësonin përfaqësuesit e tyre në të njëjtën mënyrë siç vlerësojnë një ekspert të punësuar për të rregulluar çatinë e tyre, jo me nderime të shumta, por me pritshmëri të ftohtë dhe indiferente për një punë cilësore.

Klasa aktuale qeverisëse, përtej ngjyresave politike, është e aftë ta bëjë punën e saj dhjetë herë më mirë sesa e bën aktualisht. Ky nuk është një opinion; është diçka e parë në çdo vend funksional të krahasueshëm, në çdo pikë referimi që Shqipëria vazhdon të ndjekë, në çdo projekt infrastrukturor që duhet të zgjasë 6 muaj por zgjat 2 e më shumë vite varësisht nga ciklet zgjedhore, në çdo euro të parave publike që nuk arrin qëllimin e synuar. Hendeku midis asaj që është e mundur dhe asaj që ofrohet nuk është një mister. Është një zgjedhje. Është zgjedhja që bëhet e disponueshme kur merret e mirëqenë se një popull do ta pranojë, relativizojë dhe përfundimisht do ta harrojë.

Kjo zgjedhje është e mundur vetëm sepse populli është mësuar ta lejojë atë.

Ngjarjet në Lezhë, dy persona të mbajtur në një komisariat policie në mënyrë që një vizitë të dukej e pastër, janë një ilustrim i vogël, por i saktë i kësaj dinamike. Ato janë një provë. Ndoshta jo një provë e vetëdijshme, por gjithsesi një prove; a mund të / do të pranohet kjo? A do të mbahet shënim dhe më pas do të arkivohet? A do të vijojë po e njëjta heshtje?

Nëse heshtja vazhdon, përgjigjja e pyetjes tjetër – dhe tjetrës pas saj – bëhet më e lehtë për t’u parashikuar nga ata që janë në pushtet.

V. Qyteti i Inskenuar dhe Ai i Vërteti

Le të përfytyrohen dy imazhe krah njëri tjetrit.

Imazhi i parë është Lezha e përgatitur për vizitën; trotuare të pastruara, rrugë të menaxhuara, qytetarë jashtë kuadrit, një qytet që nga këndi i duhur dhe në momentin e duhur mund të duket i rregullt, në përparim e sipër, nën një administrim kompetent.

Imazhi i dytë është Lezha që ekziston çdo ditë: rrugë të shqyera dhe të lëna të papërfunduara për muaj të tërë, devijime që shfaqen pa paralajmërim, trafik që krijohet pa njoftim, biznese që humbasin klientë sepse aksesi i rrugës është ndërprerë dhe askush nuk ka menduar të komunikojë një afat kohor, një subvencionim apo një alternativë. Punëtorë që zbatojnë udhëzime pa pasur informacion për të dhënë. Qytetarë që kanë mësuar të ndalojnë së pyeturi sepse të kërkosh nuk sjell asgjë

Këto dy imazhe nuk janë në konflikt me njëra tjetren rastësisht. E para është e mundur vetëm për shkak të normalizimit të plotë të së dytës. Të përformuarit e rendit kërkon një audiencë që e ka pranuar kaosin si pikënisje. Një popullsi që e ka rritur pragun e tolerancës deri në atë pikë sa llogoret e hapura në rrugët e qytetit nuk gjenerojnë pasoja politike është një popullsi tek e cila një performancë e përkohshme e kompetencës mund të inskenohet relativisht lehtë.

E kjo performancë është pikërisht vizita zyrtare si një ngjarje teatrale: jo një inspektim i asaj që është arritur, por një rast për të mbivendosur përkohësisht imazhin e arritjeve përmbi një realitet që ende nuk ka ardhur.

Po dy personat e mbajtur në komisariatin e policisë? Ata nuk ishin të rrezikshëm. Ata ishin të papërshtatshëm – të papërshtatshëm për imazhin. Dukshmëria e tyre e mundshme, prania e tyre e mundshme, gatishmëria e tyre e mundshme për të qenë vetvetja në hapësirën publike gjatë një vizite që kërkonte një lloj të veçantë hapësire publike – kjo është ajo që u menaxhua.

Ajo për të cilën dyshoheshin nuk ishte krim. Ishte spontanitet. Dhe spontaniteti, në një mjedis të inskenuar, është gjithmonë kërcënim.

VI. Si duket në të vërtetë qeverisja demokratike

Këtu nuk flitet me abstraksione por me të besuarit që vjen prej krahasimit.

Në demokracitë e konsoliduara, vizitat nga zyrtarë të lartë janë të zakonshme dhe ato përfshijnë masa të vërteta sigurie – detaje mbrojtjeje, koordinim me policinë lokale, menaxhim të itinerarit. Kjo është legjitime dhe e nevojshme. Asnjë person serioz nuk argumenton të kundërtën.

Por ka një ndryshim thelbësor në mënyrën se si qytetari shfaqet brenda këtyre masave.

Qytetari nuk fshihet. Ai vazhdon të ekzistojë në trotuar. Ai vazhdon të ecë deri në dyqan. Ata mund të mbajnë edhe tabela në duar. Ata mund të bërtasin. Aparati i sigurisë menaxhon hapësirën, jo njerëzit. Ekziston një ndryshim domethënës, i kuptuar dhe i zbatuar, midis kontrollit të një perimetri fizik dhe kontrollit të pranisë njerëzore.

Njerëzit nuk ndalohen paraprakisht sepse dikush me uniformë vendos që ata duken si rrezik. Pragu ligjor për heqjen e lirisë – madje edhe privimi i përkohshëm – është real, i dokumentuar dhe i nënshtrohet shqyrtimit më pas. Kur ky prag shkelet, vijnë pasojat.

Më thelbësisht, udhëheqësi mbërrin dhe shihet në një vend real, midis njerëzve të vërtetë, në kushte reale – jo në një skenë të “dezinfektuar” nga e cila është hequr përkohësisht popullata aktuale.

Ky nuk është idealizëm. Kështu duket në praktikë sundimi i ligjit, i zbatuar në marrëdhënien midis pushtetit shtetëror dhe individit.

Ajo që ndodhi në Lezhë ishte distanca midis asaj praktike standarde dhe asaj aktuale shqiptare, e bërë e dukshme për një moment, përpara se qyteti të rimerrte frymë dhe të kthehej në rrugët e tij të ndërprera dhe në heshtjen e praktikuar.

VII. Për qytetarët e Lezhës dhe më gjerë

H.A.N.A e shpreh këtë duke ja drejtuar jo vetëm zyrtarëve dhe institucioneve, por edhe qytetarëve, sepse ne besojmë, në thelb, se forma e një kulture politike nuk përcaktohet vetëm nga ata që ushtrojnë pushtet, por veçanërisht nga ata që i përgjigjen atij.

Ju nuk jeni të detyruar ta pranoni këtë.

As qytetarët e mbajtur peng, as trotuaret e pastruara, as rregulli i organizuar i vendosur mbi rrugët e papërfunduara, as vitet e tolerancës në një hendek midis premtimit dhe zbatimit që nuk do të tolerohej as një javë në një vend ku qytetarët kanë mësuar se zëri i tyre është instrumenti i vërtetë i qeverisjes dhe jo thjesht një shqetësim që duhet menaxhuar.

Shkëputja nga politika që kërkon ky moment nuk është ajo shkëputje cinike e tipit “të gjithë njëlloj janë, pse të merremi me ta”. Kjo lloj shkëputjeje është komode për pushtetin sepse garanton heshtjen dhe ia dorëzon atij kontrollin.

Shkëputja që vlen është krejt diçka tjetër; një vendim i ftohtë, i kthjellët, për t’i parë aktorët politikë jo si autoritete ndaj të cilave u detyroheni respekt, besnikëri apo heshtje vetëmbrojtëse, por si kontraktorë. Punonjës. Njerëz të punësuar, me taksat dhe votën tuaj, për të kryer punë konkrete, të rregullojnë rrugët, të administrojnë institucionet, të zbatojnë ligjin, të mbrojnë të drejtat, dhe që mbajnë përgjegjësi ndaj jush për cilësinë e kësaj pune.

Kur një kontraktor ju a lë çatinë me vrima për tetëmbëdhjetë muaj, ju nuk e falënderoni për shërbimin. Ju kërkoni shpjegim. Ju nuk e paguani. Ju punësoni dikë tjetër. Politika nuk ka pse të jetë ndryshe.

Ajo ka bërë të mundur që të duket ndryshe, e ngritur në piedestal, e ndërlikuar, e paarritshme, si fushë që i përket vetëm një klase specialistësh, kompetenca e të cilëve merret e mirëqenë dhe autoriteti i të cilëve duhet respektuar sepse ky status i shërben atyre që e mbajnë.

Nuk ju shërben ju. Ama, ju jeni pala kontraktuese. Jo audiencë. Jo subjekt.
Jo elementi që menaxhohet kur pushteti kalon nëpër rrugën tuaj. Ju jeni autoriteti nga i cili buron i gjithë autoriteti i tyre, dhe të cilin ata mund ta mbajnë vetëm për aq kohë sa ju ua lejoni.

Një demokraci nuk matet nga mungesa e pengesave nëpër të cilat lëviz pushteti në një qytet.
Nuk matet nga rendi gjatë vizitës, pastërtia e itinerarit, apo mungesa e çdo elementi të sikletshëm brenda kuadrit. Ajo matet nga ajo që është e vërtetë në po të njëjtin moment – që qytetari në trotuar është i lirë, që ai që nuk dakortëson nuk shoqërohet te komisariati i policisë, që qyteti është i vërtetë dhe jo një skenë, dhe që marrëdhënia mes atij që kalon dhe atyre që jetojnë aty është marrëdhënie llogaridhënieje, jo spektakli.

Dy personat e mbajtur në Lezhë nuk ishin një masë sigurie. Ishin një mesazh, ndoshta i paqëllimshëm, por i qartë; se në këtë kulturë politike, rehatia e pushtetit vazhdon të ketë përparësi mbi lirinë e qytetarëve; se prania mund të menaxhohet kur bëhet e papërshtatshme; se liria është e kushtëzuar nga mënyra si perceptohesh nga autoriteti.

H.A.N.A e refuzon këtë mesazh. Jo në emër të dy individëve, por në emër të një parimi që, kur braktiset, rikuperohet me shumë vështirësi: qytetari nuk zhduket kur mbërrin zyrtari. Që qyteti nuk ndalon. Që liria e lëvizjes dhe mbrojtja nga ndalimi arbitrar nuk janë privilegje që pushteti i jep në momente të mira, por të drejta që ekzistojnë përpara pushtetit dhe mbi të.

Këto të drejta i përkasin qytetarëve të Lezhës. I përkasin qytetarëve të Shqipërisë. Ato nuk jepen nga politikanët. Nuk mund të pezullohen nga një vizitë. Dhe është koha që kjo të kuptohet nga të gjithë në këtë ekuacion.

Aktivizëm Qytetar për Advokim Jo-Qeveritar – H.A.N.A

English

When Power Passes Through, the City Stops

Reading time:10 minutes

Prologue

A city that was asked to disappear

Imagine.

A city that has been living for months among dug-up roads and diverted traffic, where daily confusion has become a common part of the landscape, where construction machinery stand still and entire streets remain cracked and cut off without any deadline, without explanation, without public apology – the same city, on a certain afternoon, was forced to hold its breath.

The sidewalks that are normally filled with the movement of ordinary people, workers, students, mothers with strollers, elderly people walking slowly with no particular destination, were cleared. Individuals were stopped. Two people were escorted to the police station not because they had done anything, but because of what someone in authority decided they could do. They were held there for approximately four hours and released when the Prime Minister left.

The city, for a moment, was forced to simulate a calm that is not its habit.

This is what happened in Lezha. And while it will likely be forgotten next week, in the constant noise of Albanian political life, filed under “ordinary things in this country” – H.A.N.A believes that it should not be so. Because what happened was not simply an overreach with security measures. It was a symptom. And like all symptoms, it points to something deeper, something that has been present for a long time, something that lives not only in the decisions of those who govern, but also in the habits of those who are governed.

This article is about both of these.

I. Incident

As a local civil society organization, a fundamental part of Lezha, H.A.N.A has documented and is deeply concerned by the following;

During the Prime Minister’s visit to Lezha, two citizens were escorted by the Lezha Local Regional Police Directorate and held for approximately four hours. The reason given was the suspicion that the two individuals could create incidents during the Prime Minister’s visit. No specific act occurred. There is no evidence that an immediate and demonstrable threat was identified. The individuals were released only after the Prime Minister’s escort had left the city.

Furthermore, residents reported restrictions on movement along public sidewalks, diversions of pedestrian and vehicle traffic, and a general atmosphere in which ordinary presence in public space was treated as inherently suspicious.

H.A.N.A calls on the State Police to clarify, publicly and in writing, the specific legal basis under which these individuals were accompanied and detained, and whether any specific, documented risk was identified prior to this decision. In the absence of such clarification, what happened should be called by its proper name; deprivation of liberty and the use of preventive detention not as a last resort after preliminary investigative actions, but as a convenience mechanism – a way to regulate the public square before power passes through it.

This is not security. This is choreography.

II. The logic behind the Act

To understand what happened, one must resist the temptation to treat it as a mistake, an excess, an isolated case of poor judgment by one or a few officers on an unusual day. This formulation, however convenient, is not honest.

What happened in Lezha follows a logic. And logic, unlike incidents, is repeated intentionally.

The logic is this: when power moves through a space, that space must be “legible.” It must be orderly. without tension, without uncertainty, without anything that spoils the image of a calm, controlled, and welcoming government. Citizens, within this logic, are not participants in public life – they are elements. Elements that must be managed. And when an element cannot be predicted with sufficient certainty, it is removed from the equation.

This is not just an Albanian logic. It has been observed in systems around the world, wherever the relationship between government and citizen tilts decisively in one direction. What distinguishes it from democratic governance is not its intensity, but its direction. In a healthy democracy, government adapts to the presence of citizens. In what we saw in Lezha, citizens adapted – moved away, redirected, stopped – to accommodate the transition of power.

The difference between the two is of great importance.

In a functioning democracy, a leader moves through a city and the city goes on as normal. People can watch, they can criticize, they can hold a sign in their hands, or they can simply walk by without interest. The security apparatus manages risk – real, demonstrable, documented risk – without erasing the ordinary fabric of public life. The city remains itself. The leader moves through it, not over it.

What was seen in Lezha was the opposite; the city was subjected to the visit. The visit did not enter the reality of the city; the reality of the city was suspended to await the visit.

And two people paid for that suspension with four hours of freedom.

III. The Deepest Wound: A People Learned to Be Silent

This is not just about those in power, but about everyone.

Because the most important question raised by the events in Lezha is not the security measures that were taken for the Prime Minister. It is why, in a country with far fewer than 3 million inhabitants, with ancient roots, extraordinary resilience, and a cultural and historical memory of a people that survived occupation and isolation, this kind of thing happens – and is accepted. Digested. Forgotten.

The answer lies in something that was not built overnight and cannot be dismantled with a single statement or a single election.

A people accustomed to silence. It was not always a conscious learning but came in layers, over generations – from the years when speaking was truly dangerous, when the wrong thought in the wrong place cost a family everything, when survival required that one learn to read the moods of power and adapt accordingly. Learning (to silence) came later in milder forms; the civic cynicism that says “politics is rotten, there’s nothing I can do to change it”, the surrender (apathy) that presents itself as wisdom, the shrug of the shoulders with awareness that is transferred from parent to child as a form of self-defense.

The lesson, in all its forms, is the same: stay silent, stay small, don’t make yourself visible when power is near.

And so a city holds its breath. And two people walk off the road. And the next week, everything is forgotten.

This practiced and inherited silence is not weakness. It must be said clearly – it is not weakness! It is the result of a long re-education developed in conditions that make “noise” truly costly. A people that survived what the Albanian people survived is not silent out of fear. It is silent because silence, for a very long time, was the price of survival.

But survival is not the same as living. And the conditions that make silence necessary have changed, even if the habit of silence itself has not fully embraced the pace of these changes.

Silence now does not protect. It serves those who benefit from the people’s silence.

IV. Undeserved power from a obedient people

At the center of political life is a transaction that is rarely discussed honestly.

This is what happens when citizens are silent, obedient, and disengaged, when they treat politics as something that happens to them rather than something they participate in, when they see politicians as masters to be persuaded rather than servants to be employed. Thus, they not only fail to benefit from the power they have but actively transfer that power to those who already have it.

Every silence is a gift to the one who prefers not to be asked questions.

Every surrender, every “what can I do,” every “everyone is the same,” every stubborn withdrawal from civic life, is not a withdrawal from “the game.” It is a movement within it and favors those in power.

The political class in Albania – and we are not talking about individuals here, but about a grouping, a culture, a set of sculpted behaviors – has long understood something that the public has learned at a much slower pace; that Albanian citizens, if they fully understood (and exercised) their power, would be ungovernable in the best possible sense of the word. They would demand explanations and real accounts. They would reject euphemisms. They would laugh at the theatrical performance and insist on the essence. They would evaluate their representatives in the same way they evaluate an expert hired to fix their roof, not with excessive honors, but with cold and indifferent expectations for quality work.

The current ruling class, beyond political hues, is capable of doing its job ten times better than it currently does. This is not an opinion; it is something seen in every comparable functional country, in every benchmark that Albania continues to pursue, in every infrastructure project that should last 6 months but lasts 2 or more years depending on the electoral cycles, in every euro of public money that does not reach its intended goal. The gap between what is possible and what is offered is not a mystery. It is a choice. It is the choice that becomes available when it is taken for granted that a people will accept it, relativize it and eventually forget it.

This choice is only possible because the people are accustomed to allowing it.

The events in Lezha, two people held in a police station so that a visit would appear clean, are a small but accurate illustration of this dynamic. They are a test. Perhaps not a conscious test, but a test nonetheless; can/will this be accepted? Will it be recorded and then archived? Will the same silence continue?

If the silence continues, the answer to the next question – and the one after that – becomes easier to predict for those in power.

V. The Staged City and the Real One

Let’s imagine two images next to each other.

The first image is Lezha prepared for the visit; sidewalks cleaned, streets managed, citizens out of the frame, a city that from the right angle and at the right moment can appear orderly, progressing, under a competent administration.

The second image is the Lezha that exists every day: roads torn up and left unfinished for months, detours that appear without warning, traffic that builds up without notice, businesses that lose customers because road access is cut off and no one has thought to communicate a deadline, a subsidy or an alternative. Workers who follow instructions without having information to give. Citizens who have learned to stop asking because asking brings nothing.

These two images are not in conflict with each other by chance. The first is possible only because of the complete normalization of the second. The formation of order requires an audience that has accepted chaos as a starting point. A population that has raised its threshold of tolerance to the point that trenches dug in the city streets do not generate political consequences is a population in which a temporary performance of competence can be staged relatively easily.

And this performance is precisely the official visit as a theatrical event: not an inspection of what has been achieved, but an opportunity to temporarily superimpose the image of achievements over a reality that has not yet arrived.

What about the two people held at the police station? They were not dangerous. They were inappropriate – inappropriate for the image. Their potential visibility, their potential presence, their potential willingness to be themselves in public space during a visit that required a particular kind of public space – that’s what was managed.

What they were suspected of wasn’t a crime. It was spontaneity. And spontaneity, in a staged environment, is always a threat.

VI. What democratic governance really looks like

Here we are not talking about abstractions but about the trust that comes from comparison.

In established democracies, visits by high-ranking officials are commonplace, and they involve real security measures – protection details, coordination with local police, route management. This is legitimate and necessary. No serious person argues otherwise.

But there is a fundamental difference in the way the citizen appears within these measures.

The citizen does not hide. He continues to exist on the sidewalk. He continues to walk to the store. They may even hold signs in their hands. They may shout. The security apparatus manages space, not people. There is a significant difference, understood and implemented, between controlling a physical perimeter and controlling human presence.

People are not detained in advance because someone in uniform decides they look like a threat. The legal threshold for deprivation of liberty – even temporary deprivation – is real, documented, and subject to review afterwards. When that threshold is crossed, there are consequences.

More fundamentally, the leader arrives and is seen in a real place, among real people, under real conditions – not in a “sanitized” scene from which the actual population has been temporarily removed.

This is not idealism. This is what the rule of law looks like in practice, applied in the relationship between state power and the individual.

What happened in Lezha was the distance between that standard practice and the current Albanian one, made apparent for a moment, before the city caught its breath and returned to its interrupted streets and practiced silence.

VII. For the citizens of Lezha and beyond

H.A.N.A expresses this by addressing not only officials and institutions, but also citizens, because we believe, fundamentally, that the shape of a political culture is not determined only by those who exercise power, but especially by those who respond to it.

You are not obligated to accept this.

Neither the citizens held hostage, nor the sidewalks cleaned, nor the organized order imposed on the unfinished streets, nor the years of tolerance in a gap between promise and implementation that would not be tolerated even for a week in a country where citizens have learned that their voice is the true instrument of governance and not simply a nuisance to be managed.

The detachment from politics that this moment requires is not the cynical detachment of the “they’re all the same, why bother?” type. This type of detachment is comfortable for the government because it guarantees silence and hands over control to it.

The detachment that counts is something else entirely; a cold, sober decision to see political actors not as authorities to whom you owe respect, loyalty, or self-protective silence, but as contractors. Employees. People hired, with your taxes and your vote, to carry out concrete work, to fix roads, to administer institutions, to enforce the law, to protect rights, and who are accountable to you for the quality of this work.

When a contractor leaves your roof with holes for eighteen months, you don’t thank him for his service. You demand an explanation. You don’t pay him. You hire someone else. The policy shouldn’t be any different.

It has made it appear different, elevated on a pedestal, complicated, inaccessible, as a field that belongs only to a class of specialists, whose competence is taken for granted and whose authority must be respected because this status serves those who hold it.

It doesn’t serve you. But, you are the contracting party. Not the audience. Not the subject. Not the element that is managed when power passes your way. You are the authority from which all their authority derives, and which they can only hold as long as you allow them to.

A democracy is not measured by the absence of obstacles through which power moves in a city. It is not measured by the order during the visit, the cleanliness of the itinerary, or the absence of any embarrassing element within the frame. It is measured by what is true at the same moment – that the citizen on the sidewalk is free, that the one who disagrees is not escorted to the police station, that the city is real and not a stage, and that the relationship between the one who passes by and those who live there is a relationship of accountability, not spectacle.

The two people detained in Lezha were not a security measure. They were a message, perhaps unintentional, but clear; that in this political culture, the comfort of power continues to take precedence over the freedom of citizens; that presence can be managed when it becomes inappropriate; that freedom is conditioned by how one is perceived by authority.

H.A.N.A rejects this message. Not in the name of the two individuals, but in the name of a principle that, when abandoned, is recovered with great difficulty: the citizen does not disappear when the official arrives. That the city does not stop. That freedom of movement and protection from arbitrary detention are not privileges that the government grants in good times, but rights that exist before and above the government.

These rights belong to the citizens of Lezha. They belong to the citizens of Albania. They are not granted by politicians. They cannot be suspended by a visit. And it is time for this to be understood by everyone in this equation.

Civic Activism for Non-Governmental Advocacy – H.A.N.A

The post Kur Pushteti Parakalon, Qyteti Ndalon appeared first on H.A.N.A.

Kampi i Gjadrit – dy vite pa transparencë, pa llogaridhënie, pa dinjitet.
(English Below!)

Dy vjet më parë, nga postime të mediave online, morëm vesh për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes kryeministrit të vendit tonë dhe homologes italiane për hapjen e dy qendrave për emigrantët.

Kjo gjë ndodhi në qytetin tonë pa një deklaratë për shtyp nga drejtuesi i bashkisë, pa shpjegime të domosdoshme për funksionimin e këtyre kampeve, dhe pa asnjë sqarim për faktin që një “zgjidhje e tillë”, siç e quajnë, shkel hapur të drejtat themelore të njeriut dhe është e papajtueshme me standardet ndërkombëtare, siç është konsideruar edhe nga organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut!

Amnesty International thekson se kjo marrëveshje shkel detyrimet ndërkombëtare të Italisë si vend anëtar i Bashkimit Evropian!

Gjykata e Romës ka vendosur të mos pranojë mbajtjen e migrantëve në Shqipëri për shkak të mungesës së garancive të mjaftueshme ligjore.

Në mes të këtij terri informativ, drejtuesi i bashkisë sonë i përshkroi këto shqetësime me tallje dhe me një gjuhë aspak korrekte, gjë që e kemi evidentuar në përpjekjet tona për të hedhur dritë dhe për të informuar publikun mbi këtë çështje kaq madhore!

Tani, dy vite më vonë, jemi ende në të njëjtën gjendje të paditurie: informacioni merret në mënyra joformale (word of mouth). Për të kuptuar se çfarë po ndodh brenda këtyre “burgjeve” të hapura në qytetin tonë, presim të lexojmë shkrimet e gazetarëve ndërkombëtarë për të pasur informacion të verifikuar mbi atë që po ndodh.

Aktualisht, këto qendra po përdoren si qendra riatdhesimi për personat që kanë marrë tashmë vendim deportimi nga shteti italian dhe sillen në qendrën e Gjadrit deri në momentin e kthimit përfundimtar në vendin e tyre të origjinës.

Në këtë kamp ndodhen rreth 20 persona që presin momentin e riatdhesimit.

Ata sillen në Shqipëri përmes linjave ajrore, gjë që ka një kosto marramendëse, për të cilën nuk ka asnjë transparencë mbi përfitimet financiare që realizohen në këtë proces e si dhe kush po përfiton nga kjo gjë!

Shqetësimi ynë si qytetarë të këtij vendi dhe të qytetit të Lezhës është vazhdimi i të njëjtit trend, ku nuk shihet e arsyeshme që të informohemi për asgjë që ndodh.

Vendimet që prekin përditshmërinë e komunitetit tonë merren për ne, jo bashkë me ne dhe na imponohen!

Pavarësisht se kemi ngritur zërin për përfshirje në vendimmarrje dhe për më shumë transparencë, kjo gjë ende nuk ndodh.

Format përmes të cilave është imponuar pranimi i këtyre kampeve dhe mungesa e kërkimit të llogarisë nga komuniteti kanë qenë të ndryshme.

Mund të përmendim punësimin pranë këtyre qendrave të personave me profesione të ndryshme, madje edhe punonjës administrate apo persona me pozita të larta, të cilët më pas ndikojnë në opinionin publik, duke përcjellë një panoramë ndryshe nga ajo që është në të vërtetë ndërtimi dhe funksionimi i këtyre kampeve.

Sikur të ishte një realitet tjetër, i ndërtuar përmes këtyre mekanizmave dhe strategjive të mirëmenduara.

Të shtunën, me rastin e këtij dyvjetori, pritëm në qendrën tonë një grup aktivistësh nga vende të ndryshme, dhe sigurisht nga vendi ynë, për të ndarë perspektivën tonë dhe të të rinjve mbi këtë temë.

Këta persona kanë ardhur nga vende të ndryshme për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po ndodh.

Solidariteti dhe mbështetja jonë është e madhe për lëvizjen transnacionale me aktivistë dhe profesionistë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare që kanë më shumë se dy vite që kundërshtojnë këtë vendim e këtë marrveshje mes Shqipërisë e Italisë. Ata në këte përvjetor janë ngritur e bashkuar e kanë ardhur në Lezhë, për të qëndruar kundër kësaj padrejtësie, e ngrejnë zërin dhe punojnë për ndalimin e përshkallëzimit të këtyre metodave, që janë krejtësisht jashtë linjës me parimet e konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Pas ndalesës në qendrën tonë, ndalesa e fundit e protestës ishte kampi i Gjadrit, ku u bë thirrja për të ndaluar këtë praktikë të padrejtë.

Kjo bisedë u vijua më pas të dielën në Asamblenë Ndërkombëtare mbi Emigracionin dhe Kolonializmin në Tiranë të organizuar nga @ networkagainstmigrantdetention dhe @mesdhe.al

Theksojmë sërish me forcë se qëndrojmë në solidaritet të plotë me çdo njeri që trajtohet pa dinjitet dhe ngremë zërin tonë për t’i kujtuar kujtdo se të drejtat themelore të njeriut janë të patjetërsueshme, të pandashme dhe duhet të mbrohen çdo ditë.

English

Two years ago, through online media reports, we learned about the signing of an agreement between our country’s Prime Minister and his Italian counterpart for the opening of two migrant centers.

This happened in our city without a press statement from the mayor, without the necessary explanations about the operation of these camps, and without any clarification about the fact that such a “solution,” as they call it, blatantly violates fundamental human rights and is incompatible with international standards, as stated by international human rights organisations.

Amnesty International has emphasized that this agreement violates Italy’s international obligations as a member of the European Union.

The Court of Rome decided not to authorize the transfer of migrants to Albania, citing insufficient legal safeguards.

Amid this information blackout, our city’s mayor mocked these concerns and used language completely inappropriate for his position, something we have continuously pointed out in our efforts to shed light on and inform the public about this crucial issue.

Now, two years later, we remain in the same state of ignorance: information circulates informally, by word of mouth. To understand what is happening inside these so-called “open prisons” in our city, we must rely on international journalists’ reports to access verified information.

Currently, these centers are being used as deportation hubs for people who have already received deportation orders from the Italian state and are brought to the Gjader center until their final return to their country of origin.

About 20 people are currently in this camp awaiting repatriation.

They are transported to Albania by air, an extremely costly process, yet there is no transparency regarding the financial profits made in this process or who is actually benefiting from it.

Our concern, as citizens of this country and of the city of Lezha, is the continuation of the same pattern: we are kept uninformed about decisions that directly affect our community.

Decisions impacting our daily lives are made for us, not with us, and are imposed upon us.

Despite repeatedly calling for inclusion in decision-making and for greater transparency, nothing has changed.

The ways in which the acceptance of these camps has been imposed, and the lack of accountability sought by the community, have taken different forms.

We can mention the employment of various professionals — even administrative staff or individuals in high positions — within these centers, who later influence public opinion by presenting a distorted image of what these camps truly are and how they function.

As if an alternate reality has been deliberately constructed through calculated mechanisms and strategies.

On Saturday, marking this second anniversary, we welcomed at our center a group of activists from different countries, including our own,  to share our perspective and that of the youth on this issue.

These individuals came from various places to raise their voices against the injustice that is taking place.

Our solidarity and support are strong for the transnational movement of activists and professionals from different international organizations who, for over two years now, have opposed this agreement between Albania and Italy.

This year, on the second anniversary of the agreement,they came together and gathered in Lezha to stand against this injustice, raise their voices, and work to stop the escalation of these practices, which are completely contrary to the principles of international human rights conventions.

After their stop at our center, the final stop of the protest was the Gjader camp, where a call was made to end this unjust practice.

The discussion continued on Sunday at the International Assembly on Migration and Colonialism in Tirana, organized by @networkagainstmigrantdetention and @mesdhe.al.

Once again, we firmly emphasize our full solidarity with every person who is treated without dignity, and we raise our voices to remind everyone that fundamental human rights are inalienable, indivisible, and must be defended every single day.

The post Kampi i Gjadrit – dy vite pa transparencë, pa llogaridhënie, pa dinjitet. appeared first on H.A.N.A.

Plani i Arsimit Parauniversitar 2026-2028 / Qendra Rinore H.A.N.A. paraqet në publik propozimet e saj
Ky peticion mbledh kërkesat kryesore të prindërve, nxënësve dhe qytetarëve të Lezhës për një arsim më të drejtë, të sigurt dhe cilësor. Synimi është përfshirja e tyre në planin arsimor të Bashkisë për vitet 2026–2028.

Kliko të shohësh dokumentin e plotë

The post Plani i Arsimit Parauniversitar 2026-2028 / Qendra Rinore H.A.N.A. paraqet në publik propozimet e saj appeared first on H.A.N.A.

Mirënjohje për BIRN Albania – Dhurimi i Kuponave me Libra për Fituesit e Nismës “Itinerari i Parasë Publike – Rinia Raporton”
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e BIRN Albania, të cilët kanë dhuruar dy kupona me libra për fituesit e çmimit të dytë dhe të tretë në kuadër të redaksisë sonë rinore, të ngritur si pjesë e nismës “Itinerari i Parasë Publike – Rinia Raporton”, duam të shprehim falënderimet tona më të sinqerta. Ky gjest jo vetëm që mbështet zhvillimin profesional të të rinjve tanë, por edhe inkurajon gazetarinë qytetare investigative dhe raportimin e përgjegjshëm mbi çështjet publike.

Këto kupona u janë dhënë respektivisht fituesve të çmimeve të dytë dhe të tretë, si një shpërblim shtesë për punën e tyre të mirë. Nisma “Itinerari i Parasë Publike – Rinia Raporton” synoi të fuqizojë të rinjtë në monitorimin e shpenzimeve publike dhe transparencës së institucioneve, mbështetur nga IDM Albania dhe partnerët dhe financuar nga Bashkimi Evropian.
Në fotografinë bashkangjitur, mund të shihni fituesit tanë:

Pavlo Luca – Çmimi i Parë, me artikullin “Bashkia e Lezhës dhe Shkollat – Kur Mungon Transparenca, Barrën e Mbajnë Nxënësit dhe Prindërit”.

Steisi Rama – Çmimi i Dytë, me artikullin “A është shëndeti parësor në qendër të vëmendjes së Bashkisë Lezhë?”.

Aleksandra Arapi – Çmimi i Tretë, me artikullin “Ndarja e mbetjeve në burim, një utopi për Bashkinë e Lezhës, një nevojë për banorët e saj”.

The post Mirënjohje për BIRN Albania – Dhurimi i Kuponave me Libra për Fituesit e Nismës “Itinerari i Parasë Publike – Rinia Raporton” appeared first on H.A.N.A.

Sezoni Veror dhe Dritëhijet e Punës pa Dinjitet në Lezhë
Autor: Pavlo Luca
Koha e leximit: 5 min

Shëngjini, perla e rivierës veriore të Shqipërisë, ka njohur vitet e fundit një bum turistik të pazakontë. Plazhet e mrekullueshme si Rana e Hedhun, laguna Kune-Vain dhe bregdeti i Tales janë promovuar gjerësisht si destinacione magjepsëse, me ujëra të pastra, rërë “kurative” dhe çmime konkuruese. Artikujt entuziastë në mediat ndërkombëtare kanë nxitur miliona turistë të zbulojnë këtë “sekret të fshehur” të Adriatikut. Vetëm gjatë sezonit veror, Bashkia Lezhë, ku bën pjesë Shëngjini, ka pritur mbi 1.3 milionë turistë – rreth 20% më shumë se vitin e kaluar. Për kryetarin e bashkisë, ky sezon u konsiderua një sukses i madh, me pushues nga Kosova, Franca, Britania e Madhe, Italia e shumë vende të tjera që vërshojnë drejt Shëngjinit.
Por për ne si qendër rinore, është e pamundur të mos vëmë re se me të mbaruar shkolla në Qershor, qyteti boshatiset nga të rinjtë. Nuk i sheh më në rrugët e Lezhës, në lagje apo në vendet e zakonshme. Shumica janë në Shëngjin, Tale, Kune-Vain apo edhe më larg, duke punuar në hotele, restorante dhe lokale, për të mbledhur disa para gjatë verës. Kjo është bërë pjesë “normale” e verës shqiptare në Lezhë. Por pas këtij normaliteti fshihet një realitet i ashpër dhe i heshtur; kushte pune pa dinjitet, pa kontrata dhe me shfrytëzim që nuk do të duhej të ishte pjesë e asnjë shoqërie moderne.

Gjatë sezonit veror, industria turistike e Lezhës mbështetet fuqimisht tek punëtorët sezonalë të rinj, të cilët punojnë si kamarierë, banakierë, pastrues dhe staf hotelesh. Analizat zyrtare tregojnë se sektori i turizmit në Shqipëri punëson rreth 15,500 punëtorë sezonalë çdo verë (maj–shtator), me një rritje prej 20–45% të punësimeve gjatë këtyre muajve. Megjithatë, një pjesë e madhe e këtij punësimi rinor është informal ose i paregjistruar. Shumë adoleshentë dhe të rinj punojnë turne të gjata që shpesh kalojnë 10–12 orë në ditë. Një punë tipike verore si kamarier mund të zgjasë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës, dhe shpeshherë paguhet shumë poshtë pagës minimale.

“Një minimum prej 56 orësh pune në javë. Ditë pushimi? Nuk diskutohet. Sigurime shoqërore? ‘A je i çmendur??’ Rroga? ‘40,000 ALL n’daç merre, n’daç lere. Rrogat dalin më datën 10 të çdo muaji. Po ta mbajti ta lësh punën, nuk do i shohësh minimumi ato 10 ditë rrogë’,” ndan Kevin, 17 vjeç, një nga të rinjtë e punësuar më parë në sezonin veror në Lezhë.

Këta punonjës sezonalë detyrohen të zgjohen që me natë, rreth orës 5:30 të mëngjesit, për të qenë gati në punë sipas urdhrave në orën 7. Stacioni i autobusëve Lezhë–Shëngjin, në dalje të qytetit, në atë orar është i stërmbushur me të rinj e të reja, gra e burra, që pavarësisht moshës apo problemeve shëndetësore, duhet të ngrihen, sepse jeta nuk pret, nuk ka kohë për ta. Niset autobusi i orës 06:00, i mbushur plot, me trupa të ngjitur e duar të ngulura thellë në ndonjë cep për t’u mbajtur, ndërsa djersa kthehet në një pellg vuajtjesh të përditshme. ‘Zoti na don,’ dëgjohen të thonë, ‘sepse të paktën në këtë orar nuk ka trafik.’ Kur mbërrijnë në stacion, dyert hapen me vështirësi dhe shpirtrat që vënë në punë gjithë bizneset dhe gjallërojnë vijën bregdetare të Shëngjinit turren, pasi kanë mbetur pak minuta nga ora 07:00. Veshin kostumet përkatëse dhe secili turret të nisë punën e vet. Pushuesit e parë shihen në horizont, të lumtur e të relaksuar, pas një gjumi përrallor – fryt i duarve të arta të grave që punojnë pa u lodhur për të pasur dhomat e pastra, që turistët thjesht të ndihen si mbretër. Kamarierët fillojnë shërbimin pa e parë orën, vetëm që të jenë sa më produktivë dhe sigurisht të mos hanë ndonjë të bërtitur nga pronari. Iku dita, të sfilitur nga lodhja e të mbuluar nga djersa, kamarierë e banakiere nisin të bëhen gati për të lënë turnin, me shpresën e madhe se sot nuk do t’i detyrojnë të rrinë më gjatë. Por një zë i trashë dëgjohet në sfond; u kërkon të rrinë edhe dy orë të tjera, sepse autobusi i turnit të radhës po vonohej – një tjetër pretekst për t’i mbajtur më gjatë. Kështu kalon dhe sezoni i famshëm, me orarin e zgjatur që askush nuk ta paguan, jo më siç propagandohet që orët shtesë paguhen disa fish më shumë. Kjo le të mbetet një ëndërr e mbyllur në sirtarët e punonjësve sezonalë.

Këto punë bëhen pa kontrata të rregullta ose me kontrata “gjysmake” që deklarojnë orë të rreme. Inspektorati Shtetëror i Punës ka theksuar se punësimi informal është shkelja më e përhapur. Mungesa e kontratave i lë të rinjtë pa asnjë mbrojtje ligjore apo sigurime shoqërore, duke hapur rrugë për abuzime si mos pagesa e orëve shtesë dhe mohimi i pushimeve javore.
Disa nga shkeljet më të zakonshme janë mos pagesa e orëve shtesë, mungesa e pushimit javor, mungesa e kontratës së shkruar dhe mohimi i të drejtave të festave zyrtare. Është praktikë e zakonshme që të rinjtë të punojnë 7 ditë në javë gjatë pikut turistik, të paguhen me një shumë fikse mujore pa kompensim shtesë për orët jashtë orarit apo fundjavave. Kjo bie ndesh me Kodin e Punës të Shqipërisë, i cili garanton pagesë shtesë për orët jashtë orarit, pushim javor të paguar dhe pushime vjetore, dhe me standardet e BE-së.

“Që 16 vjeç, më është dashur të bëj jo vetëm punën për të cilën kisha ardhur, por edhe të punoja në kuzhinë, të pastroja gjithë vendin, të menaxhoja një sallë me 300 veta me vetëm 2–3 persona staf. E gjithë kjo me një pagë prej 40.000 ALL, e cila më dukej si fyerje kur e krahasoja me punën kolosale që më ngarkonin,” rrëfen Lueda, e punësuar pranë një subjekti privat në sezonin veror 2024.

Shkeljet e sigurisë dhe shëndetit në punë janë një tjetër shqetësim serioz. Të rinjtë punojnë në kuzhina, mirëmbajtje apo ndihmë punimesh pa trajnim të duhur apo pajisje mbrojtëse, duke mbajtur pesha të rënda ose duke përdorur kimikate pastrimi pa mbrojtje. Lodhja nga orët e gjata rrit rrezikun e aksidenteve. Shumë biznese të vogla sezonale operojnë informalisht, duke e bërë të pamundur inspektimin dhe zbatimin e rregullave të sigurisë.

“Si 15 vjeçare, ka qenë një eksperiencë sado e veçantë edhe e lodhshme. Për mua ishte puna e parë dhe mendoja se 9-orëshi (që pastaj u kthye 11-12 orëshi) që më kërkohej ishte normalja, pa përmendur të bërtiturat dhe fluksin e sezonit. Ama duke biseduar me moshatarët kuptova që ky ishte realiteti për ne, që për të ndihmuar familjet tona ose për të kursyer para për shkollën, detyrohemi që të vegjël të nisim punën që supozohet ta bëjë një 20 vjeçar. Ngarkesa fizike dhe emocionale të shteron plotësisht,” thotë Sandra, e punësuar sezonin e kaluar.

Megjithëse punët verore u sigurojnë të rinjve disa të ardhura, ato shpesh ndikojnë negativisht tek arsimi dhe shëndeti mendor i tyre. Orët e gjata i lodhin dhe u lënë pak kohë për studim, shoqëri apo zhvillim personal. Për disa, puna sezonale bëhet “kurth”, mësohen me një pagë modeste dhe lënë shkollën për të punuar me kohë të plotë. Ky fenomen është ndër shkaqet e rënies drastike të numrit të nxënësve të arsimit të mesëm në Lezhë nga 1,793 nxënës në 2020, në vetëm 1,319 në 2024, një ulje prej 26%.
Psikologët paralajmërojnë se kjo situatë shkakton stres, ankth dhe ulje të vetëvlerësimit tek të rinjtë, të cilët ndihen të shfrytëzuar dhe pa vlerë në vendin e punës. Për më tepër, përjetimi i padrejtësive në moshë të re i bën ata cinikë ndaj punës dhe shoqërisë, duke ushqyer valën e emigracionit.

Ndërkohë, në zyrat e bashkisë dhe institucioneve shtetërore, dita nis ndryshe. Punonjësit zgjohen rreth orës 7 në mëngjes, në rastin më të keq, ose edhe në 8–9, përjashtimisht. Ata shkojnë në punë të veshur pastër, ulen në zyra me kondicioner dhe pinë kafe para se të fillojnë detyrat. Fundjavën e kanë të garantuar, bashkë me pushimet vjetore, lejet e paguara dhe shpesh udhëtimet jashtë vendit për “trajnime” e projekte. Është një realitet krejt tjetër nga ai i qindra të rinjve që çdo ditë zgjohen para agimit, udhëtojnë në këmbë apo në autobusë të mbushur tej mase, dhe punojnë deri në lodhje ekstreme, pa kontratë, pa sigurime dhe shpesh pa dinjitet. Ky kontrast i thellë, ku disa jetojnë privilegjin institucional dhe të tjerët mbajnë mbi shpinë ekonominë e turizmit me të gjitha sakrificat, është dëshmi e padrejtësisë së heshtur që Lezha e sotme mban brenda vetes.
Ligjet ekzistojnë, por zbatimi është pothuajse inekzistent. Punëtorët e rinj sezonalë vazhdojnë të mbahen si “krah pune i lirë”, pa dinjitet dhe të drejta të plota. Ky realitet dëmton të ardhmen e tyre dhe minon moralin shoqëror të komunitetit tonë.

Prandaj, i bëjmë thirrje Bashkisë Lezhë dhe Zyrës së Punës (AKPA) në Lezhë që të përqendrohen edhe tek e vërteta jo aq e ëmbël, jo vetëm tek automotivimi. Të mos anatemojnë apo etiketojnë si “armiq” ata që guxojnë të flasin për anët e errëta të turizmit, por të marrin masa për zbatimin e ligjit. Orari shtesë duhet të paguhet sipas përqindjes së përcaktuar dhe të garantohen pushimet javore. Kjo nuk është vetëm kërkesë ligjore, por një domosdoshmëri humane, për shkak të pasojave të rënda psikologjike dhe fizike që këto praktika çnjerëzore sjellin.
Një thirrje zemre shkon edhe për pronarët dhe menaxherët; vlerësojini punonjësit tuaj, jepuni hakun që u takon, mos i shfrytëzoni përtej mundësive dhe ktheni dinjitetin e humbur të punëtorit sezonal shqiptar. Siç kanë thënë të parët tanë: “Jepi hakun punëtorit pa iu tharë djersa.” Sot, kjo nuk është vetëm një shprehje e bukur, por një nevojë urgjente për të ndalur shfrytëzimin dhe rikthyer besimin.

Të rinjtë nuk refuzojnë punën. Ata refuzojnë padrejtësinë, shfrytëzimin dhe trajtimin çnjerëzor. Ata nuk janë dembelë; ata janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga një sistem që nuk i mbron. Dhe kjo është arsyeja pse sot mungojnë punonjësit sezonalë, pse vendi po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.
Tani është momenti të reflektojmë: a ia vlen më shumë të mos paguash drejt dhe me dinjitet, apo të humbasësh njerëzit që mbajnë në këmbë turizmin shqiptar? Sepse, përderisa ata që e ushqejnë turizmin trajtohen si skllevër, nuk mund të presim që Shqipëria të ndërtojë një të ardhme të ndritur në këtë sektor.
Vetëm duke qenë të drejtë dhe njerëzorë, turizmi elitar mund të ketë një themel të fortë.

The post Sezoni Veror dhe Dritëhijet e Punës pa Dinjitet në Lezhë appeared first on H.A.N.A.

Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen e Bashkisë Lezhë: Sa dëgjohet zëri ynë?
Autorë: Anila Marku dhe Leandra Deda

Koha e leximit: 6 minuta

Në një kohë kur transparenca dhe llogaridhënia janë thelbësore për një qeverisje demokratike, ne si nxënëse të gjimnazit “Hydajet Lezha” kemi ndërmarrë një analizë mbi mënyrën se si qytetarët përfshihen në vendimmarrjen e Bashkisë Lezhë. Ky shkrim është pjesë e nismës “Itinerari i Parasë Publike” në bashkëpunim me Qendrën Rinore H.A.N.A.

Përmes analizës së vendimeve të Këshillit Bashkiak për vitin 2024, shqyrtimit të faqes zyrtare të Bashkisë dhe një sondazhi me 63 nxënës të moshës 15–18 vjeç, synuam të kuptojmë sa hapësirë reale ka për pjesëmarrje qytetare. Gjithashtu, kemi dërguar pyetje zyrtare për të marrë informacion nga Bashkia mbi praktikat e konsultimeve publike.

Çfarë kuptojmë me pjesëmarrje publike?

Pjesëmarrja e publikut është e drejtë e garantuar me ligj që i lejon qytetarët të kontribuojnë në proceset e vendimmarrjes që ndikojnë në jetën e tyre. Në Bashkinë Lezhë, kjo realizohet përmes transmetimeve live të mbledhjeve të këshillit bashkiak, njoftimeve në faqen zyrtare dhe përmes publikimeve në rrjete sociale. Por sa efektive janë këto mekanizma në praktikë?

Mungesa e përfaqësimit të pavarur në këshill

Këshilli Bashkiak i Lezhës përbëhet nga 41 anëtarë, të zgjedhur nga mbi 13 parti politike. Asnjë nga këta anëtarë nuk është i pavarur, çka nënkupton mungesë të përfaqësimit jashtë linjave partiake. Sipas të dhënave të KQZ-së për zgjedhjet e vitit 2023, të gjitha mandatet janë përfaqësuar nga struktura partiake, duke lënë jashtë çdo zë qytetar të pavarur.

Sa funksionojnë mekanizmat ekzistues?

Nga 13 mbledhje të zhvilluara gjatë vitit 2024, 12 janë transmetuar live, por me probleme të shpeshta teknike si ndërprerje, zë i dobët dhe mungesë arkivimi cilësor. Njoftimet për mbledhjet publikohen 5 ditë përpara, por pjesëmarrja fizike dhe interaktive është minimale.

Organizata lokale H.A.N.A ka hasur pengesa teknike në përpjekjet për të ndjekur këto mbledhje, duke ngritur shqetësime nëse transparenca po zbatohet si formalitet apo si një mjet real për përfshirje qytetare.

Vështirësi në akses dhe informim

Faqja zyrtare e Bashkisë Lezhë, megjithëse e dizenjuar mirë, ka mungesa funksionale: nuk ka opsion kërkimi, përditësimi i informacionit është i rrallë dhe mungojnë veçori të aksesueshme për persona me aftësi të kufizuara. Faqja në Facebook është më aktive, por kjo krijon pabarazi për qytetarët që nuk përdorin rrjete sociale.

Në sondazhin tonë me 63 gjimnazistë, më pak se 10% ishin të informuar mbi mekanizmat e pjesëmarrjes. Edhe më shqetësues ishte fakti që shumica e prindërve të tyre nuk kishin marrë pjesë asnjëherë në dëgjesa publike. Kjo tregon se pjesëmarrja qytetare është ende shumë larg nivelit të dëshiruar.

Kuadri ligjor vs. realiteti në terren

Sipas raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024, pjesëmarrja e publikut është një indikator kyç për vlerësimin e qeverisjes së mirë. Megjithëse ligji shqiptar garanton konsultimin publik, vetëm 30% e bashkive e zbatojnë në mënyrë të plotë (sipas Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim). Raportime nga OSBE, Komiteti i Helsinkit dhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit evidentojnë mungesë transparence dhe përfshirjeje në shumë bashki të vendit.

Sa mbështet realisht Bashkia Lezhë konsultimin publik?

Në përgjigje të pyetjeve tona, Bashkia raportoi një buxhet prej vetëm 73,000 lekësh për konsultime publike në vitin 2025.

Për më tepër, nuk ofroi të dhëna konkrete mbi pjesëmarrjen, ndikimin e rekomandimeve apo rezultatet e dëgjesave. Kjo lë shije formale të angazhimit dhe i ngjason më shumë një detyrimi administrativ sesa një përpjekjeje për bashkëqeverisje të mirëfilltë.

Rekomandime për përmirësim

✓ Publikimi i të gjitha vendimeve të Këshillit Bashkiak në kohë reale dhe në mënyrë të aksesueshme.

✓ Krijimi i një regjistri të hapur të konsultimeve publike me rezultatet dhe ndikimin e tyre në vendime.

✓ Organizimi i dëgjesave të personalizuara për grupe vulnerabël (të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, banorë ruralë).

✓ Trajnimi i administratës për të rritur cilësinë e proceseve të përfshirjes.

✓ Përdorimi i platformave interaktive për të inkurajuar të rinjtë dhe qytetarët digjitalisht aktivë.

Nga formaliteti në pjesëmarrje të vërtetë

Bashkia Lezhë ka bërë përpjekje për të krijuar një sistem të hapur dhe të informuar, por mbetet shumë për të bërë. Pjesëmarrja publike nuk është vetëm një kusht i ligjit, por një bazë për besimin qytetar. Të rinjtë janë të gatshëm të përfshihen – nëse u jepet mundësia.

Kërkohet një qasje më gjithëpërfshirëse, më transparente dhe më interaktive, ku qytetarët të mos shihen si spektatorë, por si bashkëkrijues të politikave që i prekin drejtpërdrejt.

Nëse duam një Lezhë të mirëqeverisur, nuk mjafton të flasim për pjesëmarrje – duhet ta dëgjojmë, ta dokumentojmë dhe mbi të gjitha, ta zbatojmë.

The post Pjesëmarrja e Publikut në Vendimmarrjen e Bashkisë Lezhë: Sa dëgjohet zëri ynë? appeared first on H.A.N.A.

Transparenca Digjitale në Bashkinë Lezhë: Platformat që Premtojnë Shumë, Por Japin Pak!
Autore: Mikaela Gazulli, Bianka Prenga, Albana Ndreca, Merisa Lleshi dhe Sineda Mustafaj

Koha e leximit: 5 minuta

Një vështrim kritik mbi faqen zyrtare dhe platformën “Taksat e Mia” tregon se përpjekjet digjitale të Bashkisë Lezhë për transparencë shpesh dështojnë në praktikë. Aksesueshmëria e kufizuar, mungesa e përditësimeve dhe pamundësia për të ndjekur ankesat po pengojnë qytetarët të informohen e të marrin pjesë realisht në vendimmarrje.

Bashkia Lezhë ka prezantuar disa mjete digjitale me synimin për të rritur transparencën dhe llogaridhënien. Ndër to spikasin seksioni “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare të bashkisë dhe platforma elektronike “Taksat e Mia” për taksapaguesit. Në letër, këto platforma premtojnë t’u japin qytetarëve mundësinë të ndjekin vendimet financiare e administrative, buxhetet dhe taksat nga kompjuteri apo telefoni. Por sa funksionale janë këto iniciativa në realitet? Një hulumtim i hollësishëm zbulon një sërë problemesh dhe anomalisht që zbehin efektin e tyre. Që në pamje të parë, faqja zyrtare e Bashkisë Lezhë duket e pasur me informacion: publikon vendime të Këshillit Bashkiak sipas viteve, urdhra të kryetarit, njoftime, si dhe dokumente financiare (buxhete, raporte zbatimi etj.). Edhe vetë “Programi i Transparencës” – i mandatuar me ligj – paraqitet si një seksion gjithëpërfshirës me nëntema mbi funksionimin e bashkisë, buxhetin, shërbimet dhe pjesëmarrjen publike. Nga ana tjetër, Drejtoria e Taksave reklamon platformën “Taksat e Mia” si një mundësi moderne që qytetarët të kontrollojnë detyrimet e tyre fiskale online. Megjithatë, pas këtij fasade premtuese, dalin në pah kufizime serioze. Shumë qytetarë ankohen se këto mjete janë të vështira për t’u përdorur dhe nuk i përgjigjen nevojave të tyre. Në vijim analizojmë pikat kryesore ku këto platforma dështojnë të ofrojnë transparencën e premtuar.

Faqja Zyrtare – Informacion i (pak)aksesueshëm

Faqja zyrtare e Bashkisë Lezhë vuan nga probleme strukturore që pengojnë aksesin e gjerë të publikut. Së pari, mungon funksioni i kërkimit brenda faqes, gjë që e bën të vështirë gjetjen e informacionit specifik nga përdoruesit. Qytetari i zakonshëm duhet të shfletojë manualisht menu dhe dokumente voluminoze për të gjetur, p.sh., një vendim këshilli ose një raport financiar të caktuar. Po ashtu, përditësimi i përmbajtjes lë për të dëshiruar – shumë informacion publikohet me vonesë ose mbetet i vjetëruar. Kjo dobësi bie në kundërshtim me vetë parimin e transparencës proaktive, që kërkon përditësim të vazhdueshëm të të dhënave publike.

Së dyti, Bashkia duket se mbështetet më tepër te rrjetet sociale se sa faqen zyrtare për njoftimet e fundit. Është vënë re se shpesh në faqen zyrtare mungojnë njoftime ose vendime të publikuara në Facebook. Kjo praktikë krijon pabarazi në informim, qytetarët që nuk përdorin rrjetet sociale rrezikojnë të mbeten pas, ndërsa faqja zyrtare – kanali zyrtar i informacionit – neglizhohet. Për ironi, vetë Bashkia po nxit një varësi te Facebook-u, në vend që të forcojë burimin zyrtar të informacionit publik. Së treti, ndërfaqja dhe veçoritë teknike të faqes nuk janë menduar për gjithëpërfshirje. Faqja nuk ofron opsione aksesueshmërie për persona me aftësi të kufizuara, si p.sh. leximi me zë (text-to-speech) për shikim të dobët. Gjithashtu, qytetarët nuk kanë mundësi ndërveprimi direkt me faqen – nuk ka mundësi komentesh, pyetjesh apo feedback-u në artikujt e publikuar. Në thelb, është një platformë njëkahëshe ku bashkia flet dhe publiku vetëm lexon, pa kanal komunikimi të integruar. Këto mangësi e kthejnë faqen zyrtare në një depo thjesht pasive dokumentesh, në vend që të jetë një mjet dinamik transparence. Informacioni ekziston, por i prezentuar në mënyrë pak të përdorshme dhe të pakapshme për shumicën e qytetarëve.

Për shembull, “Programi i Transparencës” përmban një mori dokumentesh financiare (PBA, raporte mujore e vjetore të buxhetit, paketa fiskale, etj.), por këto janë dokumente teknike, shpesh me terma dhe formate të vështira për publikun e gjerë. Nuk ka një përmbledhje të thjeshtuar apo sqarime për qytetarët e zakonshëm mbi ato shifra. Edhe pse ekziston një dokument “Buxheti për Qytetarin” 2022-2024 në faqe, duket se për vitet e fundit mungojnë versione të ngjashme të thjeshtuara. Pra, qytetari përballet me tabela Excel dhe PDF voluminoze, pa një shpjegues apo analizë popullore.

“Taksat e Mia”, Platformë Inovative apo Pengesë e Re?

Platforma “Taksat e Mia” e lançuar nga Bashkia Lezhë synon t’u lejojë qytetarëve të kontrollojnë dhe paguajnë online taksat dhe tarifat vendore. Teorikisht, kjo do të duhej të rriste eficiencën dhe transparencën financiare, duke i mundësuar çdo familjeje apo biznesi të shohë detyrimet e veta në kohë reale dhe sesi kontributet e tyre pasqyrohen në buxhetin lokal. Në praktikë, megjithatë, përdorshmëria e kësaj platforme mbetet e ulët. Së pari, aksesimi i “Taksat e Mia” kërkon regjistrim dhe njohuri bazë kompjuterike. Platforma hapet në një faqe të jashtme (hostuar në një server cloud) dhe kërkon krijimin e një profili me kredenciale  bashkialezhe.northeurope.cloudapp.azure.com. Shumë qytetarë – veçanërisht të moshuar ose nga zonat rurale – hasin vështirësi që në këtë hap fillestar të hyrjes. Instruksionet në faqen e bashkisë janë minimale: një link “Kontrollo Taksat dhe Tarifat” dhe asgjë më shumë. Nuk ka udhëzues hap-pas-hapi në gjuhë të thjeshtë se si të regjistrohesh, si të përdorësh menynë, si të kryesh pagesa online etj. Përdoruesit duhet ta kuptojnë vetë procedurën, ose të kërkojnë ndihmë te të tjerët. Së dyti, përdorimi nga pajisjet celulare është problematik. Ndryshe nga bashki më të mëdha si Shkodra, e cila ka zhvilluar një aplikacion të dedikuar për smartphone “Taksat e Mia Shkodër”, në Lezhë aksesimi nga telefoni bëhet po përmes faqes web. Ndërfaqja e platformës cloud nuk është e optimizuar plotësisht për ekran të vogël – shumë përdorues raportojnë se faqja ngarkohet ngadalë ose është e vështirë të navigohet nga telefoni. Mungesa e një aplikacioni celular ose e një dizajni “responsive” e kufizon aksesin për qytetarët që zotërojnë vetëm smartphone (duke qenë se një pjesë e popullatës nuk ka kompjuter personal). Në epokën kur shumica e shfletuesve përdorin telefonin për internet, kjo pengesë teknike është domethënëse. Së treti, përdorueshmëria dhe dobia e platformës “Taksat e Mia” vihen në pikëpyetje nga vetë sjellja e institucionit. Drejtoria e Taksave njofton se faturat e taksave gjithsesi do të vazhdojnë të dërgohen fizikisht tek qytetarët çdo vit, pavarësisht ekzistencës së portalit online. Kjo do të thotë se edhe vetë bashkia e ka të qartë që shumica e kontribuesve nuk po e përdorin dot sistemin e ri – ndaj për siguri u çon faturat si më parë, në letër. Një platformë digjitale që nuk arrin të zëvendësojë as pjesërisht procedurat tradicionale tregon qartë se adoptimi i saj nga publiku është i ulët. Arsyet lidhen pikërisht me aksesin e kufizuar: shumë njerëz ose nuk janë në dijeni fare të ekzistencës së portalit, ose nuk dinë/duan ta përdorin dhe preferojnë të presin faturën në derë.

Problemet Kryesore që Pengojnë Informimin Efektiv

Nga shqyrtimi i këtyre platformave, dalin në pah disa probleme dhe anomali konkrete që kufizojnë efektin e tyre tek komuniteti lezhjan. Më poshtë përmbledhim pikat kyçe.

– Ndërfaqe jomiqësore dhe mungesë funksionesh bazë. Faqja zyrtare s’ka as motor kërkimi e as opsione aksesueshmërie për persona me aftësi të kufizuara, duke e bërë navigimin dhe leximin të vështirë. Po ashtu, “Taksat e Mia” nuk ofron një eksperiencë të lehtë përdorimi në pajisje celulare, për mungesë të një aplikacioni apo dizajni të dedikuar telefonik (smartphone).

– Përmbajtje e paplotë ose e papërditësuar. Edhe pse Bashkia publikon shumë dokumente zyrtare, mungojnë përditësime në kohë reale dhe formate të kuptueshme për publikun. Informacione të rëndësishme (p.sh. njoftime vendimesh) gjenden vetëm në Facebook dhe jo në web, ndërsa seksioni “Programi i Transparencës” mbushet me dokumente teknike pa shpjegime popullore. Kjo e bën të vështirë për qytetarët të ndjekin realisht vendimet financiare dhe administrative, pasi u duhet të përballen me zhargon burokratik e tabela të thata.

– Mungesë gjurmueshmërie dhe llogaridhënieje për ankesat/pyetjet. De juro, Bashkia duhet të mbajë një Regjistër të Kërkesave dhe Përgjigjeve (pyetje të drejtuara nga publiku dhe përgjigjet e institucionit). De facto, në faqen zyrtare kjo hapësirë është krejt e pazbatuar. Klikimi te “Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve” thjesht të çon në një formular ankese online, por askund nuk publikohet se çfarë është pyetur apo si është përgjigjur bashkia.

– Qytetari nuk ka asnjë mënyrë të ndjekë ecurinë e ankesës së vet ose të shohë nëse bashkia po adreson problemet e ngritura nga komuniteti. Një sistem i tillë pa transparencë të procesit kthen çdo kërkesë në komunikim privat mes individit dhe zyrës, duke minuar llogaridhënien publike.

– Vështirësi në përdorim për shkak të mungesës së edukimit digjital: Realiteti është që një pjesë e madhe e komunitetit – veçanërisht gjeneratat më të vjetra – nuk kanë aftësitë apo besimin për t’u angazhuar në platformat digjitale. Në një sondazh lokal, më pak se 10% e të rinjve gjimnazistë në Lezhë deklaruan se ishin të informuar për mekanizmat e pjesëmarrjes online; mund të imagjinohet se përqindja mes moshave të rritura është edhe më e ulët. Kjo tregon një hendek serioz informimi dhe aftësish, ku qytetarët nuk janë trajnuar apo motivuar të përdorin veglat digjitale që ofron bashkia.

– Përpjekje sipërfaqësore. Bashkia Lezhë duket se i ka përmbushur detyrimet e veta ligjore duke ngritur këto platforma, por nuk ka shkuar përtej minimumit. Mungojnë fushata vetëdijësuese ose trajnime për publikun mbi përdorimin e tyre. Për shembull, inaugurimi i portalit “Taksat e Mia” nuk u shoqërua me udhëzime të gjera publike në media lokale se si funksionon sistemi. Po ashtu, feedback-u i marrë nga qytetarët shpesh nuk kthehet në veprim. Kur të rinjtë apo aktorë të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime (p.sh. mungesa e search-it në faqe, nevoja për përditësim informacioni), deri më tani nuk ka reagim a përmirësim të dukshëm nga ana e bashkisë. Ky indiferentizëm institucional e forcon perceptimin se transparenca digjitale po trajtohet vetëm si detyrim “në letra”, jo si një mjet i mirëfilltë komunikimi me qytetarin.

Pasojat – Qytetarë të Painformuar, Pjesëmarrje e Dobësuar

Kur platformat zyrtare të transparencës nuk funksionojnë si duhet, pasojat ndihen direkt në jetën demokratike lokale. Qytetarët e Lezhës sot e kanë të vështirë të ndjekin se si mblidhen dhe shpenzohen taksat e tyre, ose si merren vendimet që prekin komunitetin. Mungesa e informacionit të qartë ul interesin dhe besimin e publikut tek institucionet. Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja në dëgjesat publike apo konsultimet e bashkisë është tejet e ulët – jo sepse komuniteti është apatik, por sepse shumë prej tyre nuk janë të informuar që këto procese po ndodhin. Kur njoftimet publike nuk arrijnë te njerëzit në kohë apo në formë të kuptueshme, zëri i qytetarit normalisht do të mungojë në tryezat e vendimmarrjes. Nga ana tjetër, mungesa e gjurmueshmërisë në ankesat apo kërkesat e dërguara i bën qytetarët skeptikë mbi efektivitetin e komunikimit online. P.sh., nëse dikush raporton një problem urbanistik nëpërmjet formularit të ankesës, ai/ajo nuk di asgjë se çfarë u bë me atë ankesë – a e lexoi kush, a u zgjidh problemi, a mori ndonjë përgjigje? Kjo dekurajon qytetarët që herës tjetër të mos shqetësohen fare të kontaktojnë bashkinë, duke krijuar një hendek edhe më të madh midis pushtetit vendor dhe komunitetit.

Si Mund të Përmirësohet Situata?

Dështimet e deritanishme nuk do të thotë se mjetet digjitale duhen hequr dorë – përkundrazi, ato duhen rregulluar e forcuar që t’u shërbejnë me të vërtetë qytetarëve. Disa hapa potencialë mund të ishin:

Përmirësimi teknik i faqeve dhe platformave – Integrimi i një opsioni kërkimi në faqen zyrtare; shtimi i opsioneve “aksesueshmëri” (p.sh. zmadhim fonti, lexues ekran) për personat me nevoja të veçanta; zhvillimi i një aplikacioni ose versioni miqësor për telefon për “Taksat e Mia” (duke mësuar nga rasti i Shkodrës). Këto do ta bënin informacionin më lehtë të gjendshëm dhe përdorshëm për publikun.

Përditësim i rregullt dhe komunikim i shumëfishtë – Çdo vendim i ri, njoftim apo raport financiar duhet të postohet paralelisht si në faqen zyrtare, ashtu edhe në rrjetet sociale, për të siguruar shtrirje maksimale. Faqja zyrtare mund të ketë një seksion “Lajmet e Fundit” ku pasqyrohen të gjitha njoftimet që dalin në Facebook, në mënyrë që askush të mos mbetet i painformuar pavarësisht platformës që përdor.

Transparencë dhe ndjekje për kërkesat e qytetarëve – Regjistri online i kërkesave duhet të publikohet me përditësime periodike, duke listuar anonimisht pyetjet/ankesat dhe përgjigjet zyrtare. Kjo jo vetëm rrit llogaridhënien (qytetarët shohin që bashkia po u përgjigjet problemeve), por shërben edhe si bazë e dobishme e dijes – dikush mund të gjejë zgjidhjen e një problemi të ngjashëm të publikuar aty, pa pasur nevojë të bëjë të njëjtën pyetje.

Edukimi digjital i komunitetit – Bashkia dhe organizatat lokale duhet të investojnë në trajnime të shkurtra ose fushata informuese mbi përdorimin e këtyre platformave. Për shembull, mund të organizohen takime në lagje ose në shkolla mbi “Si të përdorim faqen e bashkisë dhe portalin e taksave”. Një qytetar i informuar është një qytetar i fuqizuar – sidomos të rinjtë mund të bëhen ambasadorë të mirë, duke i ndihmuar familjarët e tyre më të moshuar të lundrojnë në internet.

Angazhim i sinqertë nga ana e Bashkisë – Mbi të gjitha, nevojitet vullneti politik dhe administrativ për ta marrë seriozisht transparencën digjitale. Kjo do të thotë të mos shihet thjesht si detyrim ligjor i “hedhjes së dokumenteve online”, por si kanal komunikimi aktiv me qytetarët. Zyrtarët duhet t’i kushtojnë vëmendje feedback-ut: nëse publiku sugjeron përmirësime (dhe disa sugjerime tanimë janë të qarta, si p.sh. krijimi i një sistemi gjurmimi për ankesat apo thjeshtimi i gjuhës së dokumenteve), atëherë këto ndryshime duhen adresuar. Deri tani, mjetet ekzistuese kanë qenë një rrugë njëkalimshe; për t’i dhënë kuptim transparencës, bashkia duhet të dëgjojë dhe të përgjigjet.

Rasti i Lezhës tregon se transparenca digjitale nuk arrihet dot vetëm duke krijuar platforma në letër, por kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme dhe qasje të orientuar tek përdoruesi. Pa dyshim, vendosja e dokumenteve publike online dhe krijimi i platformave si “Taksat e Mia” janë hapa pozitivë drejt modernizimit. Por kur këto mekanizma nuk janë të aksesueshëm, të kuptueshëm apo të besueshëm për qytetarët, efekti i tyre zhduket. Transparenca nuk matet me numrin e PDF-ëve të ngarkuar në faqe, por me sa njerëz arrijnë realisht të informohen dhe të ndërveprojnë falë atyre të dhënave. Për një qeverisje të mirë lokale në Lezhë, është thelbësore që zyrtarët vendorë të mos kënaqen me arritjen minimale (plotësimin e kërkesave ligjore), por të synojnë që informacioni dhe llogaridhënia të jenë të prekshme për komunitetin. Kjo do të thotë të mbyllin hendekun midis “transparent në teori” dhe “transparent në praktikë”. Nëse platformat ekzistuese rregullohen dhe fuqizohen, qytetarët lezhjanë – veçanërisht të rinjtë e interesuar për qeverisje të mirë dhe grupet aktive lokale – do të mund të angazhohen më shumë në vendimmarrje. Në të kundërt, nëse vazhdohet me të njëjtën gjendje, rrezikojmë që “transparenca digjitale” të mbetet thjesht një slogan, ndërsa vendimet dhe paratë publike vijojnë të mos ndiqen dot nga syri i publikut. Për një demokraci lokale të shëndetshme, Lezha ka nevojë që premtimet për transparencë t’i kthejë në realitet të përditshëm për qytetarët e saj.

The post Transparenca Digjitale në Bashkinë Lezhë: Platformat që Premtojnë Shumë, Por Japin Pak! appeared first on H.A.N.A.

A është shëndeti parësor në qendër të vëmendjes së Bashkië Lezhë?
Autore: Steisi Rama

Koha e leximit: 5 minuta

Në një qytet si Lezha që po ndryshon me ritme të shpejta, pyetjet për cilësinë e kujdesit shëndetësor—një e drejtë themelore për çdo qytetar—po bëhen gjithnjë e më urgjente. Ky hulumtim, i ndërmarrë nga një grup gjimnazistësh lezhjanë, hedh dritë mbi një aspekt kritik: mënyrën sesi përdoren fondet publike në sektorin e shëndetësisë parësore dhe rolin që luan Bashkia e Lezhës në këtë proces.

Një histori që ndezi pyetjet

Gjithçka nisi nga një ngjarje e thjeshtë, por domethënëse: xhaxhi Petriti, banor i një fshati të Lezhës dhe diabetik i rregullt, nuk mundi të gjente ilaçin e tij të përditshëm, “Glucophage 500mg”, në asnjë farmaci të qytetit. Ky episod solli në pah një problem më të thellë: Sa i qëndrueshëm është furnizimi me barna për sëmundjet kronike? Dhe sa i pambrojtur ndjehet qytetari përballë mungesave të tilla?

Të dhënat flasin vetë: një tablo me kontraste

Sipas statistikave të vitit 2024 për Bashkinë e Lezhës:

• Popullsia e mbuluar nga qendrat shëndetësore ka rënë nga 103,955 në 95,110 banorë.

• Vizitat te mjeku i familjes kanë pësuar ulje, si në ambulancën “Besëlidhja” (nga 11,608 në 10,348) dhe “Skënderbeg” (nga 4,143 në 3,676).

• Numri i mjekëve ka rënë nga 37 në 33, ndërsa numri i infermierëve është rritur nga 134 në 143.

• Kujdesi për shëndetin e nënës dhe fëmijës ka përmirësime të dukshme: 603 shtatzëni të ndjekura dhe vetëm një rast vdekshmërie foshnjore.

• 100% e pacientëve diabetikë raportohen të pajisur me medikamente.

• Furnizimi me barna bazë konsiderohet i qëndrueshëm, me një kohë mesatare pritjeje 15-20 minuta në shërbimet ambulatore.

Megjithatë, përtej statistikave, realiteti në terren është më kompleks.

Pabarazitë gjeografike: një sfidë e heshtur

Bashkia Lezhë përfshin 10 njësi administrative, me 64 fshatra dhe 2 qytete. Pjesa më e madhe e popullsisë në zonat e thella rurale është e përbërë nga të moshuar, shpesh të vetmuar, që përballen me mungesë infrastrukture, akses të vështirë në shërbime dhe ndihmë të paktë familjare. Këta qytetarë përballen çdo ditë me pengesa serioze për të marrë kujdesin shëndetësor që u nevojitet.

• Në Shkëmbin e Kuq, banorët udhëtojnë deri në 17 km për të arritur në qendrën më të afërt, në Balldre.

• Në Kashnjet, distanca arrin deri në 23 km për të marrë shërbim në Kallmet.

• Nga 10 njësi administrative, vetëm 9 kanë qendra shëndetësore aktive.

Këto të dhëna nxjerrin në pah nevojën për një riorganizim më të drejtë dhe gjithëpërfshirës të shërbimeve.

Buxheti mungon, sfidat rriten

Një nga gjetjet më të shqetësuese të këtij hulumtimi është mungesa totale e fondeve të planifikuara nga Bashkia për programin “Shërbimet e Kujdesit Parësor” (kodi 07220) për periudhën 2022–2027. Me 0 lekë të dedikuara, lind pyetja: A është shëndetësia një prioritet real?

Megjithatë, ka edhe shenja pozitive. Drejtori i NjVKSh-së në Lezhë, z. Elson Frroku, në një intervistë për redaksinë tonë, pranoi sfidat ekzistuese dhe theksoi përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin me Bashkinë. Ai njoftoi rikonstruksionin e dy qendrave shëndetësore rurale gjatë vitit 2025.

Rekomandime për përmirësim

Rekomandimet që burojnë nga ky hulumtim përqendrohen në nevojën për një kujdes shëndetësor parësor më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të përshtatur me realitetin lokal të Lezhës. Riorganizimi gjeografik i rrjetit të qendrave shëndetësore sipas shpërndarjes së popullsisë dhe nevojave konkrete është një hap i parë i domosdoshëm. Po aq i rëndësishëm është sigurimi i transportit për banorët e zonave të izoluara, ose vendosja e shërbimeve shëndetësore të lëvizshme. Mungesa e transparencës në përdorimin e fondeve publike përbën një tjetër shqetësim që kërkon adresim përmes mekanizmave të qarta të raportimit dhe përfshirjes qytetare. Shtimi i numrit të mjekëve dhe forcimi i ekipeve mjekësore në zonat rurale është thelbësor për të mbuluar më mirë nevojat, sidomos për të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike, të cilëve u nevojiten furnizime të rregullta me barna në banesë dhe vizita të shpeshta shëndetësore. Më tej, kujdesi shëndetësor duhet të shoqërohet me mbështetje emocionale dhe sociale, duke ndërtuar një qasje të integruar që e sheh pacientin jo vetëm si një rast klinik, por si një qenie e plotë, pjesë e një komuniteti që meriton vëmendje dhe dinjitet.

Përfundim: një thirrje për veprim

Lezha, si shumë zona të tjera të Shqipërisë, ka një sistem shëndetësor parësor që funksionon në letër, por që përballet me sfida të mëdha dhe të dukshme në praktikë. Mungesa e mjekëve, distancat e mëdha që ndajnë banorët nga shërbimet shëndetësore, dhe buxhetet e papërcaktuara për përmirësimin e infrastrukturës janë disa nga pengesat që po e bëjnë të vështirë realizimin e një kujdesi të plotë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Koha për reflektim ka kaluar—është momenti i duhur për të ndërmarrë hapa konkretë që mund të sjellin ndryshim. Ky hulumtim, i mbështetur në një histori personale, të dhëna zyrtare dhe dëshmi nga zëra lokalë, ka si qëllim të nxisë debat dhe, më e rëndësishmja, të frymëzojë veprim. Sepse kujdesi shëndetësor nuk është një luks i mundshëm për disa—është një e drejtë themelore që çdo qytetar ka për të marrë. Pa një angazhim të qëndrueshëm dhe një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve dhe komunitetit, shëndeti i qytetarëve të Lezhës, si dhe i çdo zone tjetër rurale, mund të rrezikohet. Tani është koha të ndërmarrim veprime për të garantuar një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.

The post A është shëndeti parësor në qendër të vëmendjes së Bashkië Lezhë? appeared first on H.A.N.A.

Lezhë: Ëndrrat e rinisë mes mungesës së mbështetjes dhe “Thithjes së Trurit”
Autorë: Klea Ndreu, Keisi Kola, Gloria Kola

Koha e leximit: 6 minuta

Në zemër të Lezhës, mes dëshirës për zhvillim dhe realitetit të hidhur të emigracionit, historia e Fredit pasqyron ëndrrën dhe zhgënjimin e shumë të rinjve. I kthyer nga emigracioni pas një kërkese të refuzuar për azil, Fredi mbërriti në qytetin e tij me një vizion të qartë: të ngrinte një studio artizanale për punimin e drurit në Shëngjin. Ai ka pasion, ka dije, ka një plan konkret — por i mungon ajo që institucionet lokale duket se nuk e ofrojnë dot: mbështetja.

Kur trokiti në derën e Bashkisë për ndihmë modeste, ndoshta vetëm për blerjen e disa pajisjeve bazë, ai u përball me një realitet të ashpër: mungesë fondesh, mungesë programesh të qarta, dhe mbi të gjitha, mungesë vullneti institucional. Rasti i tij nuk është i veçuar. Është një pasqyrë e qartë e krizës së mundësive që po përjeton rinia lezhjane.

Rinia në ankth: çfarë na tregoi anketa?

Në një anketim të zhvilluar me të rinjtë e Lezhës, ne pamë një tablo shqetësuese. Shumë të rinj nuk kanë njohuri bazike mbi Kodin e Punës, janë të ekspozuar ndaj punës informale dhe nuk kanë akses në këshillim profesional për karrierën. Mungesa e praktikave të organizuara dhe e rrjeteve për lidhje me tregun e punës e bën kalimin nga shkolla në punë një sfidë të madhe.

Po aq problematike është mungesa e strategjive konkrete nga Bashkia për të nxitur sektorë që mund të gjenerojnë vende të reja pune, si turizmi, zejtaria, bujqësia e inovacioni. Lezha ka potencial, por e rinia nuk mund të jetojë me potencial të paaktivizuar.

Fredi nuk është vetëm — ai është simbol

Rasti i Fredit është zëri i atyre që kanë talent, vullnet dhe ide, por jo mundësi. Ndërkohë që Bashkia fokusohet në aktivitete kulturore dhe sportive, pjesa më jetike e zhvillimit ekonomik lokal, si mbështetja për sipërmarrjen e re, mbetet e pazhvilluar. Në projekt-buxhetin e vitit 2025, nuk ka një linjë të dedikuar për grante të vogla për të rinjtë që kthehen nga emigracioni apo duan të nisin një biznes të vogël. Dhe kjo mungesë nuk është thjesht teknike — është politike.

Arsimi profesional: një dritë që nuk ndriçon mjaftueshëm

Drejtori i Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” na konfirmoi bashkëpunimin me Bashkinë, por e pranoi se ai është më shumë simbolik sesa strategjik. Shkolla po përpiqet të japë aftësi, por pa mbështetje financiare, pa skema praktike për tranzicionin drejt tregut të punës, çdo përpjekje mbetet gjysmake.

A po mbështet Bashkia rininë, apo po eksporton shpresë?

Dilema e Fredit — të marrë kredi në një ekonomi të pasigurt apo të largohet sërish — është një pyetje që tingëllon fort për të gjithë ne: A po i inkurajon Bashkia Lezhë të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen këtu, apo po i detyron t’i kthejnë sytë drejt emigracionit si alternativë e vetme?

Nuk mjafton të thuash që rinia është prioritet. Kjo duhet të përkthehet në fonde konkrete, në programe specifike për mbështetje financiare, këshillim për karrierë, mentorim dhe politika lehtësuese për biznesin rinor. Përndryshe, do të vazhdojmë të kemi konferenca për rininë në një qytet ku të rinjtë nuk kanë arsye të qëndrojnë.

Thirrje për veprim, jo për protokoll

Ëndrrat e Fredit janë ëndrrat e mijëra të rinjve të tjerë. Nëse ato vazhdojnë të injorohen, Lezha do të humbasë jo vetëm brezin e saj më energjik, por edhe shpresën për një zhvillim të qëndrueshëm lokal. Bashkia duhet të ndalojë së heshturi dhe të fillojë të dëgjojë.

Koha për deklarata ka kaluar. Tani është koha për veprime. Sepse çdo i ri i humbur është një kapitull i pashkruar në historinë që Lezha nuk po arrin ta ndërtojë.

The post Lezhë: Ëndrrat e rinisë mes mungesës së mbështetjes dhe “Thithjes së Trurit” appeared first on H.A.N.A.

Ndarja e mbetjeve në burim, një utopi për Bashkinë e Lezhës, një nevojë për banorët e saj
Autore Aleksandra Arapi

Koha e leximit: 6 minuta

Kur qytetarët bëjnë përpara institucioneve

Kohët e fundit kam filluar të interesohem më shumë për çështjet që lidhen me mjedisin, sidomos për menaxhimin e mbetjeve në qytetin tim, Lezhë. Nga dëshira për të kuptuar më mirë situatën, vendosa të kërkoja informacione bashkisë dhe më pas të bisedoja me specialistë dhe qytetarë të thjeshtë.

Në Maj të vitit 2021, Qendra Rinore H.A.N.A nisi një projekt pilot për ndarjen e mbetjeve në burim në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe kompaninë “V.A.L.E. Recycling”. Zona e përzgjedhur ishte rruga “Luigj Gurakuqi”, pallatet nr. 131 dhe 132. Për disa muaj, banorët e kësaj zone, me mbështetjen e 15 të rinjve vullnetarë, nisën të ndanin mbeturinat në plastikë, letër dhe qelq. U zhvilluan mbi 40 vizita informuese derë më derë, duke bërë që rreth 80% e banorëve të përfshiheshin në këtë iniciativë.

Këto përvoja reale në terren shpeshherë u shoqëruan me vështirësi, siç rrëfen edhe Luisi, një nga të rinjtë vullnetarë të H.A.N.A-s përmes bejtes së krijuar prej tij:

“Avash avash shkum te qendra, kje tu na plas zemra. Edhe 4 muj na kanë metë, n’fun do e çojmë edhe sikur me dekë. Edhe ju njerz, ju mos harroni, plehrat diferenconi, se n’ryshe Evropen me sy s’do e shikoni!”

Megjithatë, entuziazmi i banorëve dhe të rinjve u përplas me realitetin institucional. Bashkia nuk e integroi këtë nismë në kontratën e saj të rregullt me operatorët e pastrimit, duke shkaktuar ndërprerjen e projektit pas disa muajsh. Sipas përfaqësuesve të bashkisë, kjo nismë nuk ishte pjesë e prioriteteve të tyre, duke kthyer situatën në pikën e nisjes.

Qytetarët kërkojnë më shumë vëmendje

Në një bisedë me qytetaren E.P, 40 vjeç., e pyeta se si e vlerësonte menaxhimin aktual të mbetjeve në qytet. Ajo më tha:

“Në qytet situata është deri diku e pranueshme, por në fshatrat përreth gjendja është shumë e rënduar. Koshat janë të paktë dhe rrallë boshatisen në kohë. Do të ishte mirë të vendoseshin gjoba për ata që ndotin dhe të vendosen kamera për ndërgjegjësim.”

Sipas saj, ndarja e mbetjeve në burim është një nevojë urgjente dhe jo luks.

Çfarë thonë specialistët?

Në intervistën time me ambientalistin dhe biologun Jak Gjini, ai theksoi problemet serioze që lidhen me mungesën e menaxhimit korrekt të mbetjeve në Lezhë:

“Menaxhimi aktual i mbetjeve në Lezhë është shumë larg standardeve evropiane. Mosndarja në burim dhe mungesa e një qendre riciklimi janë probleme serioze që kërcënojnë jo vetëm mjedisin tonë, por edhe shëndetin e qytetarëve.”

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për prerjen e paligjshme të pyjeve, ndotjen e lumenjve si Drini dhe Ungrej, dhe nevojën urgjente për ndërhyrje institucionale dhe ndërgjegjësim qytetar.

Realiteti institucional: Plane të shkruara, por në praktikë zero riciklim

Në dokumentin zyrtar “Plani i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve 2021–2025” të Bashkisë Lezhë, parashikohen objektiva si ngritja e një qendre riciklimi dhe nisja e ndarjes në burim të mbetjeve urbane. Por në përgjigjen që mora nga bashkia, qendra e riciklimit është ende në fazë studimi dhe pa afat të qartë realizimi. Në realitet, ndarja në burim nuk ekziston në Lezhë. 18,400 ton mbetje prodhohen çdo vit në qytetin tonë, dhe të gjitha këto përfundojnë pa diferencim në landfillin e Bushatit.

Obligimet ndaj BE-së dhe Kapitulli 27

Shqipëria është vend kandidat për në BE dhe sipas Kapitullit 27 të Acquis Communautaire ka detyrim të sigurojë ndarjen në burim dhe riciklimin e mbetjeve. Direktiva Kuadër e Mbetjeve (2008/98/EC) kërkon që deri në vitin 2025, 55% e mbetjeve urbane të riciklohen. Nëse situata në Lezhë nuk ndryshon, qyteti ynë jo vetëm do të mbetet prapa, por do të dëmtojë edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Një apel qytetar dhe rinor

Si gazetare qytetare 16-vjeçare, besoj se ndryshimi nis nga veprimet e secilit prej nesh. Përvoja e projektit pilot të H.A.N.A-s dëshmoi se qytetarët janë gati për ndryshim, por duhet mbështetje nga institucionet. Përballë një fenomeni si hedhja e mbeturinave nga dritaret e makinave apo apartamenteve, që vazhdon të jetë i pandëshkuar, duhet të reagojmë të gjithë së bashku. Siç e thotë dhe Keslin, folëse në fushatën tonë sensibilizuese: “Kjo praktikë prapanike duhet të evidentohet dhe refuzohet nga pjesa e shoqërisë që e do qytetin të pastër dhe të civilizuar!”

Ju ftoj që ta merrni personalisht çështjen e ndarjes së mbetjeve. Le të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet lokale, sepse çdo veprim i vogël, nga ndarja e mbetjeve në shtëpi, te respektimi i hapësirave publike, ndihmon drejt ndërtimit të një qyteti më të pastër dhe një jete më cilësore për të gjithë. Lezha është qyteti ynë, mjedisi është shtëpia jonë. Të gjithë kemi përgjegjësinë dhe fuqinë ta mbrojmë atë, duke nisur që tani!

Burimet e përdorura:

Bashkia Lezhë, Plani i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve (2021–2025)

Komunikim zyrtar me Bashkinë Lezhë

Direktiva Kuadër e Mbetjeve e BE-së (2008/98/EC), Kapitulli 27

Intervistë me Jak Gjinin, ekspert mjedisor

Intervistë me qytetaren E.P.

Projekti pilot për ndarjen e mbetjeve, Qendra Rinore H.A.N.A. (2021–2022)

Më shumë informacion: https://hanacentre.org

The post Ndarja e mbetjeve në burim, një utopi për Bashkinë e Lezhës, një nevojë për banorët e saj appeared first on H.A.N.A.