Fabjola Ndoj, Author at H.A.N.A
Kampi i Gjadrit – dy vite pa transparencë, pa llogaridhënie, pa dinjitet.
(English Below!)
Dy vjet më parë, nga postime të mediave online, morëm vesh për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes kryeministrit të vendit tonë dhe homologes italiane për hapjen e dy qendrave për emigrantët.
Kjo gjë ndodhi në qytetin tonë pa një deklaratë për shtyp nga drejtuesi i bashkisë, pa shpjegime të domosdoshme për funksionimin e këtyre kampeve, dhe pa asnjë sqarim për faktin që një “zgjidhje e tillë”, siç e quajnë, shkel hapur të drejtat themelore të njeriut dhe është e papajtueshme me standardet ndërkombëtare, siç është konsideruar edhe nga organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut!
Amnesty International thekson se kjo marrëveshje shkel detyrimet ndërkombëtare të Italisë si vend anëtar i Bashkimit Evropian!
Gjykata e Romës ka vendosur të mos pranojë mbajtjen e migrantëve në Shqipëri për shkak të mungesës së garancive të mjaftueshme ligjore.
Në mes të këtij terri informativ, drejtuesi i bashkisë sonë i përshkroi këto shqetësime me tallje dhe me një gjuhë aspak korrekte, gjë që e kemi evidentuar në përpjekjet tona për të hedhur dritë dhe për të informuar publikun mbi këtë çështje kaq madhore!
Tani, dy vite më vonë, jemi ende në të njëjtën gjendje të paditurie: informacioni merret në mënyra joformale (word of mouth). Për të kuptuar se çfarë po ndodh brenda këtyre “burgjeve” të hapura në qytetin tonë, presim të lexojmë shkrimet e gazetarëve ndërkombëtarë për të pasur informacion të verifikuar mbi atë që po ndodh.
Aktualisht, këto qendra po përdoren si qendra riatdhesimi për personat që kanë marrë tashmë vendim deportimi nga shteti italian dhe sillen në qendrën e Gjadrit deri në momentin e kthimit përfundimtar në vendin e tyre të origjinës.
Në këtë kamp ndodhen rreth 20 persona që presin momentin e riatdhesimit.
Ata sillen në Shqipëri përmes linjave ajrore, gjë që ka një kosto marramendëse, për të cilën nuk ka asnjë transparencë mbi përfitimet financiare që realizohen në këtë proces e si dhe kush po përfiton nga kjo gjë!
Shqetësimi ynë si qytetarë të këtij vendi dhe të qytetit të Lezhës është vazhdimi i të njëjtit trend, ku nuk shihet e arsyeshme që të informohemi për asgjë që ndodh.
Vendimet që prekin përditshmërinë e komunitetit tonë merren për ne, jo bashkë me ne dhe na imponohen!
Pavarësisht se kemi ngritur zërin për përfshirje në vendimmarrje dhe për më shumë transparencë, kjo gjë ende nuk ndodh.
Format përmes të cilave është imponuar pranimi i këtyre kampeve dhe mungesa e kërkimit të llogarisë nga komuniteti kanë qenë të ndryshme.
Mund të përmendim punësimin pranë këtyre qendrave të personave me profesione të ndryshme, madje edhe punonjës administrate apo persona me pozita të larta, të cilët më pas ndikojnë në opinionin publik, duke përcjellë një panoramë ndryshe nga ajo që është në të vërtetë ndërtimi dhe funksionimi i këtyre kampeve.
Sikur të ishte një realitet tjetër, i ndërtuar përmes këtyre mekanizmave dhe strategjive të mirëmenduara.
Të shtunën, me rastin e këtij dyvjetori, pritëm në qendrën tonë një grup aktivistësh nga vende të ndryshme, dhe sigurisht nga vendi ynë, për të ndarë perspektivën tonë dhe të të rinjve mbi këtë temë.
Këta persona kanë ardhur nga vende të ndryshme për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po ndodh.
Solidariteti dhe mbështetja jonë është e madhe për lëvizjen transnacionale me aktivistë dhe profesionistë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare që kanë më shumë se dy vite që kundërshtojnë këtë vendim e këtë marrveshje mes Shqipërisë e Italisë. Ata në këte përvjetor janë ngritur e bashkuar e kanë ardhur në Lezhë, për të qëndruar kundër kësaj padrejtësie, e ngrejnë zërin dhe punojnë për ndalimin e përshkallëzimit të këtyre metodave, që janë krejtësisht jashtë linjës me parimet e konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Pas ndalesës në qendrën tonë, ndalesa e fundit e protestës ishte kampi i Gjadrit, ku u bë thirrja për të ndaluar këtë praktikë të padrejtë.
Kjo bisedë u vijua më pas të dielën në Asamblenë Ndërkombëtare mbi Emigracionin dhe Kolonializmin në Tiranë të organizuar nga @ networkagainstmigrantdetention dhe @mesdhe.al
Theksojmë sërish me forcë se qëndrojmë në solidaritet të plotë me çdo njeri që trajtohet pa dinjitet dhe ngremë zërin tonë për t’i kujtuar kujtdo se të drejtat themelore të njeriut janë të patjetërsueshme, të pandashme dhe duhet të mbrohen çdo ditë.
English
Two years ago, through online media reports, we learned about the signing of an agreement between our country’s Prime Minister and his Italian counterpart for the opening of two migrant centers.
This happened in our city without a press statement from the mayor, without the necessary explanations about the operation of these camps, and without any clarification about the fact that such a “solution,” as they call it, blatantly violates fundamental human rights and is incompatible with international standards, as stated by international human rights organisations.
Amnesty International has emphasized that this agreement violates Italy’s international obligations as a member of the European Union.
The Court of Rome decided not to authorize the transfer of migrants to Albania, citing insufficient legal safeguards.
Amid this information blackout, our city’s mayor mocked these concerns and used language completely inappropriate for his position, something we have continuously pointed out in our efforts to shed light on and inform the public about this crucial issue.
Now, two years later, we remain in the same state of ignorance: information circulates informally, by word of mouth. To understand what is happening inside these so-called “open prisons” in our city, we must rely on international journalists’ reports to access verified information.
Currently, these centers are being used as deportation hubs for people who have already received deportation orders from the Italian state and are brought to the Gjader center until their final return to their country of origin.
About 20 people are currently in this camp awaiting repatriation.
They are transported to Albania by air, an extremely costly process, yet there is no transparency regarding the financial profits made in this process or who is actually benefiting from it.
Our concern, as citizens of this country and of the city of Lezha, is the continuation of the same pattern: we are kept uninformed about decisions that directly affect our community.
Decisions impacting our daily lives are made for us, not with us, and are imposed upon us.
Despite repeatedly calling for inclusion in decision-making and for greater transparency, nothing has changed.
The ways in which the acceptance of these camps has been imposed, and the lack of accountability sought by the community, have taken different forms.
We can mention the employment of various professionals — even administrative staff or individuals in high positions — within these centers, who later influence public opinion by presenting a distorted image of what these camps truly are and how they function.
As if an alternate reality has been deliberately constructed through calculated mechanisms and strategies.
On Saturday, marking this second anniversary, we welcomed at our center a group of activists from different countries, including our own,  to share our perspective and that of the youth on this issue.
These individuals came from various places to raise their voices against the injustice that is taking place.
Our solidarity and support are strong for the transnational movement of activists and professionals from different international organizations who, for over two years now, have opposed this agreement between Albania and Italy.
This year, on the second anniversary of the agreement,they came together and gathered in Lezha to stand against this injustice, raise their voices, and work to stop the escalation of these practices, which are completely contrary to the principles of international human rights conventions.
After their stop at our center, the final stop of the protest was the Gjader camp, where a call was made to end this unjust practice.
The discussion continued on Sunday at the International Assembly on Migration and Colonialism in Tirana, organized by @networkagainstmigrantdetention and @mesdhe.al.
Once again, we firmly emphasize our full solidarity with every person who is treated without dignity, and we raise our voices to remind everyone that fundamental human rights are inalienable, indivisible, and must be defended every single day.
The post Kampi i Gjadrit – dy vite pa transparencë, pa llogaridhënie, pa dinjitet. appeared first on H.A.N.A.
Pas Fasadës së Politikave Rinore në Lezhë: Zëri i të Rinjve midis Premtimeve dhe Realitetit
Pas Fasadës së Politikave Rinore në Lezhë: Zëri i të Rinjve midis Premtimeve dhe Realitetit
Nga Laura Çota, Anamaria Luka dhe Xhuliano Keqi, Koha e leximit: 5 minuta
Kur të rinjtë janë spektatorë në vend të aktorëve
Bashkia
Lezhë shpall me krenari se ka bërë përparime në mbështetjen e të rinjve, duke
përmendur Planin Strategjik Vendor për Rininë 2024–2027 dhe punën e Këshillit
Vendor Rinor (KVR) si dëshmi të angazhimit të saj. Por sa prej këtyre
politikave kanë efekt real tek ne, të rinjtë? Nga një këndvështrim i
drejtpërdrejtë rinor, tabloja del zhgënjyese: mungon transparenca, pjesëmarrja
kuptimplotë e të rinjve dhe llogaridhënia në zbatimin e strategjive. Në një
qytet ku kryebashkiaku shfaqet si figurë dominante në vendimmarrje, duhet të
pyesim veten: a po fuqizohet zëri i të rinjve, apo rinia po mbahet në rolin e
spektatorit dhe jo të aktorit në procesin demokratik? Këtij realiteti i shtohet
edhe fakti se zëri dhe kontributi ynë shpesh janë anashkaluar – megjithë
përpjekjet tona për t’u përfshirë dhe për të sjellë ndryshim. Ne, një grup
aktivistësh të moshës 16–18 vjeç nga Qendra Rinore H.A.N.A, vendosëm të hetojmë
thellësisht sesi po zbatohen këto politika rinore. Ky artikull pasqyron gjetjet
tona – me nota si analitike ashtu edhe emocionale – mbi arritjet dhe dështimet
e deritanishme. Duke shqyrtuar strategjinë rinore, këshillin rinor dhe qendrën
rinore publike në Lezhë, ne nxjerrim në pah si sukseset modeste ashtu edhe
dështimet e theksuara. Gjithashtu, tregojmë se si institucionet vendore kanë dështuar
të përfshijnë zërin tonë dhe sesi ne të rinjtë po reagojmë për të kërkuar
llogari e ndryshime.<o:p></o:p>
Rininë 2024–2027 supozohej të ishte udhërrëfyesi kryesor për zhvillimin e
politikave rinore në Lezhë. Ky plan përmend synime ambicioze si:
Rritja
e mundësive për punësimin e të rinjve – duke adresuar papunësinë e lartë
rinore;
Mbështetja e programeve edukative dhe aktiviteteve kulturore – për një rini më të arsimuar e aktive në jetën komunitare
Krijimi i hapësirave për pjesëmarrje aktive – garantimi që të rinjtë kenë zë në vendimmarrje dhe ambiente ku të mblidhen e të zhvillohen
Këshilli Vendor Rinor - Strukturë simbolike apo zë i të rinjve?
Roli
ligjor i KVR-së. Sipas Ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë”, Këshilli Vendor Rinor
pranë një bashkie është organ këshillimor që duhet të përfaqësojë të rinjtë dhe
t’i këshillojë autoritetet vendore për politikat rinore, të monitorojë zbatimin
e tyre dhe të shërbejë si urë lidhëse mes të rinjve dhe institucioneve. Me
fjalë të tjera, KVR-ja pritet të jetë zëri zyrtar i rinisë brenda Bashkisë –
një strukturë ku ne të rinjtë japim mendime, propozojmë ide dhe mbajmë
përgjegjës institucionet për çështjet që na përkasin direkt. Në letër, Bashkia
Lezhë e ka ngritur një KVR prej vitit 2022. Madje, ky Këshill reklamohet si
arritje në raportet e Bashkisë. <o:p></o:p>
Po çfarë ka bërë
realisht KVR-ja e Lezhës? <o:p></o:p>
KVR
në praktikë (mandati i parë, 2022–2023). Gjatë vitit 2023, KVR-ja u përfshi në
disa aktivitete sociale: organizoi workshop-e me nxënës shkollash, konkurse
debatesh, fushata ndërgjegjësimi dhe mori pjesë në evente publike. Fokusi
kryesor dukej tek nxitja e mësimit joformal, artit, aktivizmit komunitar – gjëra
vërtet të vlefshme për të rinjtë. Këto janë për t’u përgëzuar si nisma.
Problemi është se KVR-ja nuk shkoi përtej aktiviteteve simbolike, duke dështuar
në rolin e vet më themelor. Nuk kemi asnjë evidencë që Këshilli Rinor të ketë
këshilluar Bashkinë për ndonjë politikë rinore apo buxhet për rininë, siç e
ngarkon ligji. Nuk ka propozime konkrete të dala prej KVR-së që të kenë ndikuar
vendimmarrjen lokale në dobi të të rinjve. Anasjelltas, as Bashkia nuk duket se
e ka konsultuar KVR-në për hartimin e politikave – p.sh. për vetë Planin
Strategjik Rinor, KVR-ja nuk u pyet realisht ashtu siç duhej. Madje, vetë
përbërja dhe funksionimi i KVR-së ngriti shqetësime. Nga 6 anëtarë të mandatit
të parë, 2 ishin zyrtarë (vetë kryetari i Bashkisë si kryesues dhe specialistja
e rinisë në bashki) dhe 4 ishin të rinj nga shkollat/OJQ-të. Kjo përbërje u
kritikua si e pabalancuar – kryesisht nxënës të shkollave të mesme, pa
përfshirë studentë, të rinj profesionistë apo grupe të tjera. Mbi të gjitha, 3
nga anëtarët e rinj dhanë dorëheqjen para kohe. Dy prej tyre ishin anëtarë/aktivistë
nga H.A.N.A, të cilët u larguan duke deklaruar se nuk po dëgjoheshin dhe se
KVR-ja ishte kthyer në një organ jofunksional e pa efekt. Pas këtyre
dorëheqjeve, KVR-ja mbeti me vetëm 1 anëtar aktivë – fakt që edhe Bashkia Lezhë
vetë e pranoi zyrtarisht, duke e shpallur KVR-në jofunksionale dhe duke nisur
procedurat për një mandat të ri. <o:p></o:p>
rinor me 1 anëtar? Për ne të rinjtë, kjo situatë ishte dëshpëruese dhe treguese
e asaj që dyshonim: KVR-ja po funksiononte vetëm si fasadë, sa për të plotësuar
një detyrim formal ligjor të Bashkisë, e jo si një mekanizëm i vërtetë
pjesëmarrës. Edhe pse Bashkia e vlerëson “pozitivisht efektivitetin” e KVR-së
në përgjigjet e saj zyrtare (duke thënë se KVR ka angazhuar të rinjtë në
aktivitete dhe se kryetari i Bashkisë takon KVR-në sa herë kërkohet), realiteti
i deritanishëm flet ndryshe. Pjesëmarrja rinore në vendimmarrje ka qenë e
zbehtë. Shumë të rinj në qytet as që janë në dijeni se kush i përfaqëson në
KVR, ose ç’rol ka ai këshill në vendimet që merren për ta. Kur 4–5 emra (shpesh
të panjohur për komunitetin e gjerë rinor) fliten si “përfaqësues” tanë,
natyrshëm lind pyetja: A janë këta të rinj të përgatitur dhe të lirë të ngrenë
zërin për bashkëmoshatarët e tyre? Apo ndihen të frikësuar dhe të nënvlerësuar,
duke heshtur përballë autoriteteve? Nëse KVR-ja nuk arrin të artikulojë hallet
e të rinjve – për papunësinë, mungesën e aktiviteteve, hapësirave kulturore e
sociale – atëherë ekzistenca e tij është thjesht simbolike. Dhe simbolizmi nuk
mjafton. Ne kërkojmë një Këshill Rinor që të jetë vërtet aktiv, kritik kur
duhet, dhe që të ketë ndikim në politikat lokale, jo një klub formal takimesh
pa jehonë.
tingëllojnë mirë në letër. Por realiteti është që ky dokument ka probleme
themelore në hartim dhe zbatim. Analizat tona nxorën në pah disa mangësi
kritike: (1) Mungesë konsultimi të rregullt me të rinjtë – shumë të rinj por
edhe organizata rinore (përfshirë H.A.N.A) u lanë jashtë procesit dhe s’patën
mundësi të jepnin feedback real; (2) Synime të përgjithshme, por pa masa
konkrete – plani shpall vizione, por nuk përmban hapa specifikë, afate kohore
apo tregues të matshëm suksesi që do ta bënin të zbatueshëm në praktikë;(3) Pa
buxhet të qartë – nuk identifikon financime ose buxhet të dedikuar për
iniciativat e propozuara, duke vënë në dyshim realizueshmërinë e tyre; (4)
Përfshirje e kufizuar dhe jotransparente e aktorëve – dokumenti në pjesë të
caktuara rezulton i hartuar nga një OJF lokale e kontraktuar nga donatorë, jo
nga vetë Bashkia në partneritet me ne të rinjtë. Kjo ngre pikëpyetje serioze për
transparencën e procesit, pasi Bashkia duket se ka siguruar hartimin e
strategjisë te një palë e jashtme, në vend që ta bënte vetë me kontributin e
komunitetit rinor apo qoftë përmes kontraktimit të një institucioni me sfond të
njohur punësh të ngjashme. Një tjetër shqetësim madhor është konflikti i
mundshëm i interesit duke qenë se personi që drejtoi projektin e hartimit të
planit (nga OJF-ja lokale gjatë 2023) u punësua më pas në një rol drejtues në
vetë Bashkinë Lezhë. Me fjalë të tjera, dikush që kontribuoi në shkrimin e
dokumentit tani gjendet në pozitat e atij që duhet ta zbatojë dhe ta mbikëqyrë
atë. Ky dualizëm rrezikon paanshmërinë – a do të pranojë Bashkia të kritikojë
apo ndryshojë një plan që e ka hartuar në fakt “brenda shtëpisë”? Siç vëren edhe
H.A.N.A në një shkresë zyrtare, kjo situatë “ngre pikëpyetje për vendimmarrje
të njëanshme, favorizim dhe mungesë transparence”. Në Prill 2024, përpara se
plani të miratohej, H.A.N.A dhe aktorë të tjerë u ftuan në një dëgjesë publike.
Aty, u ngritën pikërisht këto probleme dhe u rekomanduan përmirësime konkrete.
Mirëpo shqetësimet e ngritura u injoruan. Për t’u siguruar më tutje që këto
reflektime të mbaheshin në konsideratë, më 20 Maj 2024 u dërgua një letër
zyrtare me rekomandime në Bashki, ku u rreshtuan gjashtë pika kyçe për tu
reflektuar në plan. U kërkua shtimi i hapave të qartë të zbatimit, përcaktimi i
treguesve të suksesit, buxhet të detajuar dhe mekanizma monitorimi e
përfshirjeje të vazhdueshme të të rinjve. Fatkeqësisht, përgjigjja e Bashkisë
Lezhë injoroi dhe refuzoi shqetësimet e ngritura. Më keq akoma, u mësua se
Bashkia e kishte paraqitur planin për miratim në Këshillin Bashkiak që më 24 Prill
2024, pra tre javë para dëgjesës publike. Kjo do të thotë se, ndërkohë që publiku
po konsultohej “formalisht” në Maj, në prapaskenë plani veçse ishte miratuar
nga ekzekutivi – një shuplakë e fortë ndaj parimit të konsultimit publik me të
rinjtë. Kulmi i mosdëgjimit erdhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak më 30 Maj
2024, ku do të votohej plani. H.A.N.A tentoi të marrë pjesë për të ndjekur nga
afër procesin vendimmarrës. Por edhe pas një emaili zyrtar për leje
pjesëmarrjeje, u mohua hyrja në sallë në hyrje të ndërtesës ku do të mbahej
Mbledhja e Këshillit Bashkiak me arsyetimin se “emaili nuk ishte marrë”. Plani
u miratua njëzëri atë ditë, pa asnjë vërejtje po ashtu, pa depozitim të
kërkesës për sugjerime të dhëna nga një organizatë rinore dorëzuar në Këshill
Bashkiak mbi këtë dokument.
Qendra Rinore Publike: Hapësira e mbyllur e premtimeve të pambajtura
Një
tjetër gur themeli i politikave rinore të Bashkisë Lezhë ka qenë Qendra Rinore
Publike. Sipas parimeve modernë dhe vetë Ligjit për Rininë, një qendër rinore
publike duhet të jetë zemra e komunitetit të të rinjve – një mjedis i hapur e
gjithëpërfshirës ku çdo ditë zhvillohen aktivitete, ku ne mund të mësojmë, të
krijojmë, të debatojmë e të rritemi. Ligji nr. 75/2019 e përkufizon këtë qendër
si një hapësirë që duhet të jetë e aksesueshme për gjithë të rinjtë, me staf të
trajnuar, dhe që ofron shërbime të edukimit joformal, këshillimi, orientimi
drejt punësimit etj. Lezha, në dukje, i ka plotësuar këto kushte në letër:
Bashkia ka caktuar një ambient si qendër rinore dhe ka një punonjës të stafit
aty. Por çfarë ndodh kur shkojmë atje? Përvoja reale ka qenë zhgënjyese. Gjatë
një vizite në ambientet e qendrës, hapësira rezultoi bosh – asnjë grup të
rinjsh, asnjë aktivitet duke u zhvilluar. Vetëm një punonjës ishte i pranishëm,
pa ndonjë angazhim konkret me të rinjtë përreth. Nuk kishte tabela njoftimesh
për ndonjë program, asgjë që të tregonte se aty po ndodhte diçka. Kjo situatë e
zymtë ngre disa pyetje serioze:
A
është qendra vërtet funksionale sipas qëllimit të saj? A ka ajo staf të
trajnuar që punon çdo ditë me pasion për rininë? Pse mungon
informacioni publik për aktivitetet që supozohet të zhvillohen aty? Ne, si të
rinj, nuk kemi marrë asnjëherë njoftime për evente apo mundësi në atë qendër.
Shumica e bashkëmoshatarëve as nuk e dinë ku ndodhet kjo qendër, e jo më ta
ndiejnë si “shtëpinë” e tyre. Nga Bashkia mungon një përgjigje e qartë. Në
letër, qendra ekziston; në praktikë, duket si një hapësirë e harruar. Ky
kontrast midis asaj që propagandohet dhe realitetit në terren na lëndon dhe na
zemëron njëkohësisht. Një nga kërkesat kryesore të të rinjve ka qenë pikërisht
gjallërimi i Qendrës Rinore Publike – pajisja e saj me mjete dhe programe,
shtimi i stafit të kualifikuar, dhe hapja e dyerve për aktivitete të
përditshme, nga kurse trajnimi e deri te diskutimet publike mbi çështje që na prekin.
Derisa kjo të ndodhë, qendra mbetet një tjetër premtim i papërmbushur. Dhe ne
pyesim: A mos vallë qendra rinore u krijua vetëm sa për t’u mburrur se “e kemi
një të tillë”? Sepse përderisa nuk është e gjallë me zërat dhe energjinë
rinore, nuk po i shërben aspak qëllimit të saj.<o:p></o:p>
kuqe e gjithë këtij investigimi ka qenë përjashtimi i zërit të të rinjve nga
vendimmarrja lokale. Edhe kur ekzistojnë struktura si plani strategjik, KVR apo
qendra rinore, ne shpesh jemi trajtuar thjesht si spektatorë pasivë, jo si
partnerë aktivë. Rasti i Planit Strategjik Rinor 2024–2027 ishte ilustrues: ne
u thirrëm në konsultim publik vetëm pasi dokumenti praktikisht ishte gati dhe
miratuar paraprakisht. Këshillat dhe kritikat tona u hodhën poshtë. Edhe në
KVR, zëri kritik u hesht – anëtarët që kundërshtuan ose dhanë ide ndryshe u
ndjenë të papërfillur derisa lanë detyrën. Në qendrën rinore, s’kishte fare
vend për ne, sepse askush nuk na ftoi ndonjëherë.
Thirrja jonë - Reformat tani! Pjesëmarrje e vërtetë,
transparencë, buxhete dhe standarde për rininë
Mjaft
më me premtime boshe. Nga gjithë sa mësuam e përjetuam, është e qartë se duhet
ndryshim rrënjësor në mënyrën si hartohen dhe zbatohen politikat rinore në
Lezhë. Ne artikulojmë publikisht disa kërkesa dhe rekomandime konkrete:<o:p></o:p>
Pjesëmarrje
e vërtetë e të rinjve në vendimmarrje: Asnjë strategji rinore apo vendim për
rininë të mos merret pa përfshirjen aktive të të rinjve lokalë. Kjo do të thotë
konsultime reale, jo formale, që në fazën e parë të hartimit të politikave. Të
rinjtë, veçanërisht ata nga grupet dhe organizatat lokale (si H.A.N.A e të
tjera), duhet të jenë pjesë e grupeve të punës kur shkruhen dokumente
strategjike. Zëri ynë nuk duhet dëgjuar sa për sy e faqe, por të reflektohet në
vendime – ndryshe, nuk ka kuptim.<o:p></o:p>
I
bëjmë thirrje Bashkisë Lezhë të publikojë rregullisht të dhëna mbi buxhetin për
rininë dhe raportet e zbatimit të strategjive. Nuk pranojmë dot që të mos dimë
sa para investohen vërtet për të rinjtë, ose ku shkojnë këto para. Çdo projekt,
çdo veprimtari për dhe me të rinjtë nga pushteti lokal, çdo aktivitet i
premtuar duhet të raportohet publikisht – kështu komuniteti ynë mund të gjykojë
vetë efektivitetin. Gjithashtu, kërkojmë që vendimet e Këshillit Bashkiak që kanë
të bëjnë me rininë (p.sh. miratimi i planit strategjik) të jenë të aksesueshme
lehtësisht dhe të shoqërohen me njoftime për ne të rinjtë. Pa transparencë, nuk
ka besim.<o:p></o:p>
baza të shëndosha. Kërkojmë
zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse për anëtarët e rinj – jo emërime me
përzgjedhje të dyshimtë. Duhet siguruar që KVR-ja e re të ketë diversitet
(nxënës, studentë, të punësuar, nga fshati dhe qyteti, nga organizata të
ndryshme). Për më tepër, KVR-ja duhet fuqizuar në rolin e vet këshillues: t’i
jepet hapësirë dhe peshë të vërtetë në Këshillin Bashkiak dhe në hartimin e
politikave. Rekomandimet e KVR-së për çështjet rinore duhet të merren parasysh
nga Bashkia si detyrim, jo si opsion. <o:p></o:p>
Ne
propozojmë që çdo draft-strategji apo vendim për rininë të shoqërohet me
mendimin e KVR-së para se të votohet. Gjithashtu, KVR-ja të ketë të drejtën e
thirrjes së takimeve periodike me Kryetarin e Bashkisë dhe drejtoritë
përkatëse, për të paraqitur propozime e kritika. Vetëm duke e marrë seriozisht
këtë këshill, ai mund të kthehet nga simbolik në funksional.<o:p></o:p>
Politikat
pa para janë thjesht letra. Kërkojmë nga Bashkia një ndarje të posaçme
buxhetore për zbatimin e Planit Strategjik Rinor, për gjallërimin e Qendrës
Rinore Publike dhe për mbështetjen e aktiviteteve të KVR-së. Këto fonde duhet
të jenë të qarta në buxhetin vjetor dhe të diskutuara me ne. Një plan 4-vjeçar
rinor pa buxhet është një iluzion – prandaj nevojitet që në buxhetin e vitit
2025 e në vazhdim të ketë zë specifik për rininë, që të mund të matet progresi
dhe impakti. Po ashtu, investime kapitale si krijimi i hapësirave inovative
(laboratorë kreativë, kënde IT, ambiente sportive) do t’i jepnin jetë
premtimeve që deri tani kanë mbetur fjalë boshe.<o:p></o:p>
Kërkojmë
që çdo dokument strategjik për rininë të plotësojë standardet bazë: analiza të
nevojave, objektiva të qarta, plan veprimi të detajuar, indikatorë matës dhe
afate kohore. Është e turpshme që Plani Strategjik 2024–2027 doli pa këto
elemente thelbësore. Bashkia duhet të angazhojë ekspertizë të kualifikuar (të
pavarur politikisht) kur harton politika rinore, dhe njëkohësisht të krijojë
mekanizma monitorimi periodik. Ne propozojmë ngritjen e një grupi pune
monitorues me pjesëmarrje nga të rinjtë, OJF-të, ndoshta dhe institucione
arsimore lokale, që të ndjekë hap pas hapi zbatimin e planit dhe të raportojë
publikisht progresin ose dështimet. Vetëm kështu do të kemi llogaridhënie dhe
do të shmangim përsëritjen e gabimeve aktuale.<o:p></o:p>
thjesht dëshira idealiste – ato janë minimumi i nevojshëm për të siguruar që
politika “Për Rininë” të mos mbetet një slogan bosh. Ne nuk duam privilegje të
veçanta; duam vetëm që zëri dhe nevojat tona të merren seriozisht, sepse bëhet
fjalë për të ardhmen tonë.
The post Pas Fasadës së Politikave Rinore në Lezhë: Zëri i të Rinjve midis Premtimeve dhe Realitetit appeared first on H.A.N.A.
Modul “Buxheti Bashkiak dhe të Rinjtë” – H.A.N.A Youth Centre
Të rinjtë janë një pjesë thelbësore e komunitetit, dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet edhe në procesin e buxhetimit bashkiak!
Në këtë modul të dedikuar, ndër të tjera do të gjeni:
Çfarë është buxheti bashkiak dhe pse ka rëndësi për jetën e të rinjve?
Ligjet dhe rregulloret për procesin buxhetor në gjuhë të thjeshtuar.
Struktura e buxhetit.
Përfshirja e komunitetit dhe të rinjve në vendimmarrje.
Rëndësia dhe përfitimet e angazhimit komunitar në vendimmarrjen vendore.
Procesi i konsultimeve publike në hartimin e buxhetit.
Ky modul ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë me njohuri dhe mjete për të marrë pjesë aktive në vendimmarrjen lokale. Njohuritë mbi buxhetin bashkiak janë një hap drejt angazhimit qytetar dhe ndërtimit të një komuniteti më të drejtë dhe transparent.
The post Modul “Buxheti Bashkiak dhe të Rinjtë” – H.A.N.A Youth Centre appeared first on H.A.N.A.
Debati i Qendrave për Azil-kërkuesit në Lezhë; Refleksione dhe më shumë!
Nga Besmira Lekaj, Drejtuese Ekzekutive, Qendra Rinore H.A.N.A
Nëntor 29, 2023
Në fillim të muajit (6 Nëntor), Kryeministri i vendit tonë Edi Rama zuri në befasi të gjithë duke nënshkruar një marrëveshje protokollare me një shtet të BE-së për ngritjen e qendrave të pritjes së azil-kërkuesve të nisur drejt Italisë në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës. Lajmi u transmetua fillimisht nga Reuters në 7 Nëntor e më pas ju përcoll edhe audiencave të 2 vendeve përkatëse nga mediat e tyre vendase. Kështu u informuam, jo përmes njoftimit të Shqiptarëve fillimisht për këtë nismë e cila sigurisht nuk u ideua në 6 Nëntor dhe jo përmes konsultimit paraprak (pra, para nevojës për ratifikim) të çështjes në parlament, siç është pritshmëria prej kreut të ekzekutivit për një marrëveshje madhore ndërkombëtare.
Është veçse e natyrshme që impulsi imediat që të ngacmon si anëtare e shoqërisë civile është që lajmi për marrëveshjen të konsiderohet politikisht kontrovers dhe i mangët në transparencë. Në mënyrë instinktive, së dyti vjen nevoja për të hulumtuar e për tu informuar gjetkë, ndër burime serioze, rreth çështjes si mënyrë për të hedhur dritë përtej njoftimit fillestar bazik të dhënë në media e për të mbajtur veten të përditësuar. Kështu, kupton ndër të tjera edhe qëndrimin kolektiv e individual të shumë palëve relevante të cilët po ashtu si ty, lajmin e kanë marrë me skepticizëm për shkak të shumë të panjohurave në “ekuacion”. Kështu, organizata më e madhe e të drejtave të njeriut “Amnesty International” e ka cilësuar marrëveshjen ‘të paligjshme’ dhe ‘pamundshme’; Komisioni Evropian që ngre shqetësime për zbatimin ekstra-territorial të ligjit të BE-së për migrimin; Këshilli i Evropës që vë theksin të eksternalizimi i kufinjve  si trend shqetësues Evropian që cënon të drejtat e emigrantëve e azil-kërkuesve; UNHCR (Komisioneri për Emigrimin i OKB-së) që deklaruan zhgënjimin që nuk ishin vënë në dijeni paraprakisht, e shumë të tjerë. Në fakt, në asnjë skenar ideal një shtet i BE-së apo një organizëm nuk duhet të shtrijë kufinjtë e vet përtej shtetit për rastin e azil-kërkuesve (eksternalizimi i kufinjve) pasi precedente të rrezikshëm vinë prej kësaj praktike (shëmbuj si UK- Ruanda; Itali -Libi; BE – Turqi, etj.).
Nga ana tjetër, ngre dyshime serioze rreth të qënurit realist dhe i zbatueshëm edhe angazhimi i kryeministres Italiane për ta quajtur si investim e përgjegjësi vetëm apo kryesisht të palës Italiane duke u zotuar për një kontribut financiar të dedikuar. Kjo sepse nuk del e qartë për askënd nëse vlera në fjalë, 16.5 milion euro, është bazuar në analize të kostove aktuale të ngritjes dhe manaxhimit të këtyre qendrave. Kjo përfshin infrastrukturë, staf, kujdes shëndetësor, shërbime ligjore, siguri, baza e përditshme operacionale etj. Për më tepër, nëse kjo vlerë është konsideruar për kohëzgjatjen e parashikuar prej 5 vitesh të marrëveshjes, gjasat janë që të jetë e pamjaftueshme për një mbulim të kujdesshëm të të gjithë aspekteve për kushte dinjitoze dhe me standarte të ligjeve të BE-së. Përveç kësaj, duhen marrë në konsideratë edhe sfidat operacionale që vinë me kompleksitetin e manaxhimit të qendrave të azil-kërkuesve në një shtet tjetër si p.sh logjistike, rekrutim njerëzish dhe trajnim i tyre, të qënurit në linjë me ligjet vendase dhe ndërkombëtare si dhe koordinimi me autoritetet vendore. Cilësia e shërbimit duhet të jetë e lartë përfshirë respekti për të drejtat e azil-kërkuesve përmes ofrimit të kushteve dinjitoze të jetesës, aksesit të mbështetjes ligjore dhe psikologjike, mundësisë për të qënë të informuar rreth proçesit të aplikimit të tyre për azil. Konsiderohet e vështirë të ruhen këto standarte kur “shërbimi jepet me kontraktim të jashtëm”, apo siç është termi universal për rastin, “outsourcing”.
Përgjegjësia dhe mbikqyrja në një vend të huaj, jashtë BE-së si në rastin tonë, parashtron sfida të konsiderueshme pasi duhen zbatuar standarte e sisteme ligjore të të dy vendeve, jo vetëm Italisë. Përse kryemistri ynë nuk e konsideroi tu japë mundësia ekspertëve apo këshilltarëve vendas për të analizuar këtë gjë në advancë?!
Tani, disa reflektime për 3 aspekte tjera të marrëveshjes në fjalë. Së pari, një mungesë totale vlerësimi apo konsiderate për impaktin e lajmit social, ekonomik e shoqëror në komunitetin lokal (Lezhë) specifikisht, si dhe në tërë territorin Shqiptar përgjithësisht. E vërteta është se asnjë masë e arsyeshme nuk është marrë ende nga strukturat në nivel qëndror apo vendor (Lezhë – përtej banalizimit të situatës me meme virale diskriminuese) as për të neutralizuar narrativën e dëmshme që po qarkullon masivisht në kategori të tëra të shoqërisë për mundësi rritje kriminaliteti prej “epsheve seksuale të të zinjve” Afrikanë.
Së dyti, përputhshmëria më ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut është një tjetër aspekt jetik që ka nxitur masivisht kriticizmin e marrëveshjes, me të drejtë! Këtu mund të ndalemi më gjatë duke theksuar se Italia në veçanti është përballur me kritika të shumta në vitet e fundit për sistemin e tyre të manaxhimit të imigrantëve me qendra pritjeje të tejmbushura siç është rasti i ishullit pritës Lampedusa me azil-kërkues të ngjeshur përtej kapaciteteve; rastet e tërheqjes së forcave detare Italiane prej monitorimit dhe misioneve të shpëtimit në Mesdheun Qëndror duke i lënë refugjatët për kohë të gjata në det e shkaktuar vdekje në tentativa për të notuar distancat deri në breg; në 2018, Salvini hoqi shumë të drejta mbrojtjeje mijëra emigrantëve çka solli krizë humanitare për azil-kërkuesit e emigrantët në këtë vend; të mbështeturit e qeverive të ndryshme Italiane ndër vite masivisht në zgjidhje emergjente dhe jo të qëndrueshme; ligje kufizuese që pengon azilantët të kërkojnë mbrojtje, proçedura të drejta dhe shijojnë të drejtën e lëvizjës së lirë duke hequr edhe të drejtën e disa shërbimeve jetike në qendrat e pritjes; bashkëpunimi i vazhdueshëm i Italisë me Libinë ku emigrantët e azilantët përballën me abuzime të shumta). Pra, ky vend me sforco të shumta administron fluksin migrator për shkak të burimeve të alokuara, influencës politike, sfidave ligjore dhe konsideratave për të drejtat e njeriut, konsiderohet se ka një sistem jo-efikas, të papërshtatshëm për mbrojtjen e të drejtave të azil-kërkuesve dhe me shkelje potenciale të të drejtave të njeriut.
Së treti, le të konsiderojmë edhe impaktin në turizëm meqë Shëngjini është një atraksion për një numër të lartë vizitorësh dhe ngritja e një qendre pritjeje në zonë mundet ose të sjellë ndryshime fizike në peisazh ose në perceptime nga ana e vizitorëve/turistëve  të ndryshimeve duke e bërë më pak atraktive për ta zonën. Përtej kësaj, ndryshimi i përdorimit aktual të zonave specifike (hapësirë e portit në Shëngjin dhe aeroporti i mëparshëm ushtarak në Gjadër) përmes ndërtimeve të reja apo modifikimit të strukturave ekzistuese mund të ketë ndikime mjedisore në ekosisteme të zonave. Shto këtu eshte nevojën e shtuar për manaxhim mbetjesh dhe konsum burimesh si ujë, energji, infrastrukturë e mbetjeve si konsiderata për të minimizuar impaktin në mjedis. E së fundmi rreth kësaj pike, nuk ka si mbeten jashtë vëmëndjes edhe pasojat e mundshme në kapacitetet e infrastrukturës lokale të fluksit të shtuar të njerëzve në zonë në terma të ujërave të zeza e furnizimit me ujë dhe elektricitet.
Për ta përfunduar, është e padiskutueshme që marrëveshja në fjalë nevojitet të analizohet përtej investimeve financiare të premtuara, por të merret parasysh opinioni dhe qëndrimet e informuara të ekspertëve dhe institucioneve relevante rreth çështjes, në vend të heshtjes rreth tyre.
Si H.A.N.A, ne advokojmë për transparencë dhe përfshirje të publikut, për këtë arsye po i drejtohemi institucionit të Bashkisë Lezhë me një kërkesë për të mbajtur forum me komunitetin dhe përgjigjur ndërshmërisht, seriozisht dhe etikisht shqetësimeve të tyre. Është detyra direkte e bashkisë të informohet e prononcohet publikisht për këtë çështje duke mos anashkaluar përgjegjësinë ndaj banorëve Lezhjanë me argumente të llojit “hapësira e propozuar është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes” dhe jo e Bashkisë Lezhë sepse flitet në fakt për pikëpyetje legjitime të komunitetit të gjërë Lezhjanë! Po ashtu, H.A.N.A ka startuar online pyetësorin rreth qëndrimeve absolute (Dakort/Jo Dakort) të Shqiptarëve (Lezhjanve në veçanti) rreth marrëveshjes në fjalë.
https://www.reuters.com/world/europe/italy-pm-hails-migrants-deal-with-albania-possible-model-eu-2023-11-07/
https://www.amnesty.org/en/latest/news/2023/11/italy-plan-to-offshore-refugees-and-migrants-in-albania-illegal-and-unworkable/
https://www.dw.com/en/italy-to-send-migrants-to-reception-centers-in-albania/a-67323829#:~:text=,port%20of%20Shengjin%20and%20the
https://www.euronews.com/my-europe/2023/11/15/italy-albania-migration-deal-falls-outside-eu-law-says-commissioner-ylva-johansson
https://www.reuters.com/world/europe/italy-albania-migrants-deal-does-not-breach-eu-law-brussels-says-2023-11-15/
https://www.ansa.it/english/news/2023/11/13/council-of-europe-concerned-about-italy-albania-agreement_6432fe56-2102-4397-86ad-d18928c132ef.html
https://www.coe.int/en/web/commissioner/-/italy-albania-agreement-adds-to-worrying-european-trend-towards-externalising-asylum-procedures
https://www.unhcr.org/news/press-releases/unhcr-transfer-arrangements-asylum-seekers-and-refugees-must-respect
https://www.ansa.it/nuova_europa/en/news/countries/albania/2023/11/29/unhcr-expresses-concern-about-externalising-asylum-procedure_9b1e1b50-7e16-4f73-b850-da8b9391ef57.html
Newsletter of the winter school ” Policymaking and Albania’s Eu Accession Negotiation Progress”
The third edition of our winter school program designed to engage Lezhë youth in public matters and policy-making 16 lectures; 3 field visits; 2 diplomatic visits; 6 podcasts; 3 EU cultural afternoons;
The post Newsletter of the winter school ” Policymaking and Albania’s Eu Accession Negotiation Progress” appeared first on H.A.N.A.
Raport Studimor : Perceptimet dhe qëndrimet e të rinjve lidhur me dhunën me bazë gjinore.
“Dhuna me bazë gjinore është një fenomen i rrënjosur thellë në pabarazinë gjinore dhe vazhdon të jetë një nga shkeljet më të dukshme të të drejtave të njeriut brenda të gjitha shoqërive. Pavarësisht se gratë edhe burrat përjetojnë dhunë me bazë gjinore është pranuar gjerësisht se në masën më të madhe, dhuna me bazë gjinore u shkaktohet grave dhe vajzave, nga burrat. Sidoqoftë, përdorimi i aspektit “të bazuar në gjini” është i rëndësishëm pasi nënvizon faktin se shumë forma të dhunës ndaj grave janë të rrënjosura në pabarazitë e pushtetit midis grave dhe burrave.”
Ju ftojmë të lexoni raportin e plotë.
Ky raport është punuar në kuadër të projektit “Policimi në Komunitet si instrument për Shoqërizimin e Ligjit të Rishikuar për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” zbatuar nga Qendra H.A.N.A, Lezhë dhe mbështetur nga Programi SCPA (Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri)
The post Raport Studimor : Perceptimet dhe qëndrimet e të rinjve lidhur me dhunën me bazë gjinore. appeared first on H.A.N.A.
Eskpozita “Shhh…asht marre”
Në datën 22 Tetor, ora 16:00, pranë qendrës H A.N.A., lançojmë ekspozitën e pikturave me titull “Shhh…asht marre” të artistes nga Tirana, Ema Bregu.
Kjo ekspozitë sjell jo vetëm shprehjen permes artit por synon të vendos në fokus dhe të provokoj debatin rreth çështjeve që lidhen me identitetin gjinor, barazinë dhe diversitetin në një shoqëri e cila ende ka nevojë te jetë mendjehapur dhe pranuese.
Ema është një aktiviste 16-vjeçare e angazhuar përmes shprehjes artistike në debatin për të drejtat e njeriut.
Qendra H A.N.A synon që kjo ekspozitë të shërbejë si një hapësirë ku i jepet zë të gjithë të rinjve, e në veçanti vajzave në Lezhë për të bashkëbiseduar rreth normave e qëndrimeve patriarkale të cilat ende cënojnë lirinë dhe shprehjen e potencialit të tyre.
Ju presim në datë 22 Tetor në orën 16.00.
Ekspozita do qëndrojë e hapur edhe në datat 23-24-25 Tetor, pranë qendrës H.A.N.A.
The post Eskpozita “Shhh…asht marre” appeared first on H.A.N.A.
Hartë Udhëzuese “Pilotim i Modelit të Diferencimit të Mbetjeve në Burim”
NJË BOTIM I QENDRËS RINORE H.A.N.A ME MBËSHTETJEN E LEVIZ ALBANIA
The post Hartë Udhëzuese “Pilotim i Modelit të Diferencimit të Mbetjeve në Burim” appeared first on H.A.N.A.