H.A.N.A dhe Mjedisi Archives - H.A.N.A
Hartë Udhëzuese “Pilotim i Modelit të Diferencimit të Mbetjeve në Burim”
NJË BOTIM I QENDRËS RINORE H.A.N.A ME MBËSHTETJEN E LEVIZ ALBANIA
The post Hartë Udhëzuese “Pilotim i Modelit të Diferencimit të Mbetjeve në Burim” appeared first on H.A.N.A.
“Art prej koshi”, një nismë e cila ka kthyer riciklimin si stil jetese te të rinjtë
“Në fillim na tërhoqi ky emri ‘Art prej koshi’ dhe na u duk diçka e çuditshme edhe lajmëruam profesorin, nëse do të ishte e mundur të merrnim pjesë”.
Kështu rrëfehet Amela, një ndër nxënëset e Lezhës, që u bë pjesë e projektit të qendrës H.A.N.A “Rini, Riciklim, Respekt – Ekosistemi i Dashurisë për Mjedisin”, që synonte të krijonte një ekspozitë artistike ku do të risilleshin disa vepra të trashëgimisë kulturore të qytetit dhe të Shqipërisë përmes ripërdorimit të plastikës.
Amela, së bashku me 20 të rinj të tjerë, u informuan në mjediset e shkollës për ekzistencën e një nismeje të tillë dhe vendosën t’i bashkoheshin, duke qenë skeptikë për rezultatin.
“Kam qenë ajo që thoja që nuk bëhet kjo me qese”, – vijon Amela, e cila punoi për të rikrijuar Besëlidhjen e Lezhës me plastikë. “Por në fund u bë dhe u bë shumë bukur, madje u bë aq bukur sa nuk e mendonim”, – kundërshton më tej veten ajo.
Të rinjtë e tre shkollave, “Kosova”, “Gjergj Kastrioti” dhe Shkolla e Mesme e Bashkuar e Zejmenit, nën udhëheqjen e artistit Bib Frrokaj, kanë rikrijuar vepra të një rëndësie kombëtare. Kështu, përmes shisheve plastike, qeseve, plastikës u ndërtua portreti i Gjergj Fishtës, disa kostume popullorë të zonës, Besëlidhja dhe Kalaja e Lezhës.
Në fokus të kësaj punishteje ishte dhe sjellja e veprave artistike që kanë si qëllim të ndërgjegjësojnë komunitetin rreth ndikimeve që ka plastika në mjedis. Këto punime janë propozuar nga vetë të rinjtë.
“Idetë fikse janë marrë nga të rinjtë. Kanë hyrë vetë, kanë bërë kërkimet, kanë parë se ça mund t’u jetë dukur më interesante”, – pohon Fabjola Ndoj, koordinatore pranë Qendrës Rinore H.A.N.A, e cila ka punuar intensivisht me ta për dy muaj radhazi.
“Ishte pak e vështirë të mbash përqendrimin plotësisht te puna, që të ecë me hapin që duhet të ecë në mënyrë që të mbyllej në kohë pasi ishte planifikuar që të mbyllej në fund të dhjetorit”, – tregon Fabjola, e cila artikulon se krahas lodhjes së koordinimit, ka marrë edhe shumë frymëzim nga dedikimi i të rinjve.
“Ka qenë shumë interesante edhe shumë argëtuese të them të drejtën. Në një mënyre më ka dhënë shpresë, shiko se është e vërtetë që e kanë atë pasionin, nuk e kanë humbur”.
Nga riciklimi për krijimin e veprave të artit, te riciklimi si stil jetese
“Mua më ka ardhur shumë mirë që më kanë ftuar sepse ky ishte një projekt shumë kreativ. Jo vetëm që po ndihmonim qytetin e Lezhës me heqjen e mbeturinave, por i riciklonim ato, po i kthenim në art”, – pohon Kostandini, nxënësi i shkollës 9-vjeçare “Kosova” në Lezhë.
Ai rrëfen se ruajtja e mjedisit, si fokusi kryesor i nismës “Art prej Koshi” ishte një temë e trajtuar sipërfaqësisht në mjediset e tjera.
“Dikur, kur nuk kisha shumë njohuri për plastikën, isha, si ta them, si të gjithë të tjerët që mbeturinat nuk kishin shumë rëndësi, se nuk e mendoja se çfarë ndodhte pasi hidhje mbeturinat”, – shprehet Kostandini.
“Pas kësaj, jo vetëm që e mendoj se çfarë pasojash do të ketë kur i hedh kur i hedh mbeturinat por mundohem t’i ndërgjegjësoj edhe të tjerët që të bëjnë të njëjtin veprim sikur unë”.
“Kjo ishte hera ime e parë që kam mësuar kaq shumë rreth plastikës dhe ndikimit e madh që ka në tokën tonë dhe jam shumë e lumtur që mora pjesë”, – konfirmon euforikisht Samanta, një tjetër nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” që mori pjesë në krijimin e kandilave të detit.
“Kam punuar me kandilat e detit, të cilët përfaqësonin oqeanet që po ndoten nga plastika qe vetë ne po e hedhim. Për t’i ndërgjegjësuar njerëzit që edhe deti, gjallesat nënujore, ndikohen shumë, po shumë nga plastika”, – citon ajo.
Nga fëmijët te familja dhe komuniteti
Samanta pohon se fillimisht ndikimi i kësaj punisheteje vjen në nivel personal. “Unë kam ndryshuar shumë! Para këtij projekti, ndoshta e hidhja ndonjë qese, ndonjë ambalazh patatinash përtokë, tani nuk mundem dot gjallë”, – thotë Samanta dhe qesh.
“Edhe nëse koshi është me kilometra larg, unë do e mbaj në dorë, derisa ta gjej një kosh”. Jo vetëm Samanta, edhe të rinjtë e tjerë rrëfejnë ndryshimin gradual të përjetuar pas angazhimit dhe marrjes së njohurive të thelluara rreth ndikimit të plastikës në mjedis.
“Së pari, ka pasur një impakt shumë të madh te vetja ime pasi e mbaj mend veten time që nuk e kisha aq bezdi ta hidhja një mbeturinë në tokë, nuk  e mendoja shumë gjatë”, – shprehet Ola, nxënëse në shkollë 9-vjeçare.
Sipas Olës, ndikimi është shtrirë edhe tek shokët dhe shoqet e klasës. Në mënyrë që të vazhdonte punimet për bërjen e punimeve artistike, ajo u kishte kërkuar atyre që plastikën nga mbetjet që konsumonin në shkollë mos ta hidhnin, por t’ia dorëzonin asaj.
“Gjatë gjithë kohës unë u thoja, merrni ato qeset ose çfarë konsumoni gjatë pushimit të gjatë dhe sillini këtu se më duhet për të arritur diçka. U kemi transmetuar çdo ditë mesazhet se çfarë na thoshin ne dhe mendoj se ka pasur shumë impakt. Edhe te familja ime”, – shton Ola.
“Mami im, për shembull, tani shishet plastike i pret në gjysmë dhe i përdor si mbajtëse kripe. Kanë gjetur një përdorim të dytë për mbetjet”, – pason Samanta, e cila po ashtu pohon se ndikimi është shtrirë përtej stilit të saj të jetesës.
Të njëjtën gjë pohon dhe Aroni, një tjetër nxënës i shkollës 9-vjeçare i cili është angazhuar në “Art prej koshi”.
“Familja ime ka qenë e gëzuar që mora pjesë në këtë projekt me qendrën H.A.N.A dhe ata kanë reflektuar më shumë se unë ua kam bërë të ditur çdo ditë që të mos të hedhin çdo gjë, sidomos shishet plastike që mund të ripërdoren”, – kallëzon Aroni.
Për të, vepra e cila e ka prekur më shumë është krijimi i qenve të rrugës përmes plastikës. “Unë jam angazhuar te disa po ajo që më ka pëlqyer më shumë ka qenë qentë në Lezhë”, – shtjellon Aroni.
“Të vjen pak si keq duke i parë qentë të sëmurë dhe që shteti nuk angazhohet për to, nuk kujdeset fare. Ne bëmë disa punime duke përdorur mbetje të ndryshme plastike, duke e bërë në formë qeni që po ushqehet me to”.
“Janë të dëmshme mbetjet!”, – ngulon Aroni.
Të rinjtë e konsiderojnë këtë një eksperiencë shumë të bukur, që do të donin ta vazhdonin dhe më tej, ndërkohë që tashmë angazhohen me organizimet e tjera të zhvilluara nga qendra H.A.N.A.
“Me vete kam pasur edhe një shoqe të klasës që ta bënim edhe rrugën pak më të lehtë, pasi ne vinim nga Zejmeni për në Lezhë dhe ishim pak larg. Ja ka vlejtë, nuk jemi penduar fare! Jemi shumë të lumtura që akoma jemi në bashkëpunim me qendrën H.A.N.A, merremi me projekte të tjera”, – përfundon Amela.
Ky artikull është realizuar nga Qendra Rinore H.A.N.A në kuadër të ndërhyrjes “Rini, Riciklim, Respekt – Ekosistemi i Dashurisë për Mjedisin” dhe me mbështetjen financiare të Leviz Albania.
Artikulli është shkruar nga gazetarja Entenela Ndrevataj.
The post “Art prej koshi”, një nismë e cila ka kthyer riciklimin si stil jetese te të rinjtë appeared first on H.A.N.A.
Lumi i Ungrejt zëvendëson mungesën e kontejnerëve
Në një ditë të bukur pranvere, burrë e grua dalin në derë të shtëpisë, sapo shohin që kanë ardhur vizitorë të rinj. Dera kryesore është disa metra larg shtëpisë së trajtuar me shumë kujdes, teksa degët e rrushit përdridhen nëpër tela që mbulojnë oborrin e çatinë e shtëpisë së tyre.
I moshuari dhe bashkëshortja dalin për të na pritur te dera. Sapo hymë brenda, e zonja e shtëpisë kujdeset të na qerasë e të na njohë më shumë. Në sfond mbizotëron qetësia e një zonë e cila është drejt shpopullimit.
Ajo çfarë më ka çuar në Ungrej është dëshira dhe nevoja për t’i dhënë zë një komuniteti i cili prej dekadash demokracie është harruar nga të gjitha qeveritë e ndërruara. Bukuria e zonës është mahnitëse! Me një shumëllojshmëri ngjyrash pranvere, Ungrej duket një vend ideal për të jetuar. Çifti i moshuar disi e pohon dhe e mohon këtë gjë. Bukuritë e natyrës nuk mjaftojnë për të jetuar mirë.
“Sikur një herë në javë të jetë makina që të na mbledhë mbeturinat”, – shpreh dëshirën e zonja e shtëpisë, teksa e pyes rreth menaxhimit të mbetjeve. Ajo është një ndër dhjetëra familje që jetojnë në Njësinë Administrative Ungrej, e që, në mungesë të shërbimit, detyrohet të kryejë vetë proçesin e menaxhimit, çka nënkupton shpesh hedhjen e mbeturinave në lumin që u rrjedh pak metra larg shtëpisë.
“Nuk asht koncepti i makinës, oj gru”, – ia pret i shoqi i cili mendon se duhet një zgjidhje më e zgjuar. Bashkëpunim shtet – privat, në mënyrë që mbetjet të rimerren nga firmat, në vend që të mbesin stok anës lumit.
“Atëherë; fshatari ose qytetari e merr atë shishe, e në qoftë se birra ban, për shembull, 60 lekë, ajo shishe kushton 20 lekë. Sikur të vihet kushti që ambalazhi të ketë një çmim, atëherë qëndron edhe e drejta e riciklimit”, – shpjegon i moshuari.
“Biznesi s’ka ku i çon se s’ja merr kush. Ai do me shit sa më shumë birra dhe me i tretë shishet”, – vijon më tej zotëria.
“Në lumë mor!”, – i kundërpërgjigjet gruaja, e cila plotëson fjalinë e bashkëshortit. Vetë ajo ka rutinën e saj të përjavshme sa i përket mbeturinave. Mbetjet organike ua hedh kafshëve, ndërsa të tjerat ajo i dërgon me karrocë afër lumit, e më pas i djeg.
Banorët herë flasin me superlativa për lumin që u rrjedh pak metra larg shtëpisë, e herë me tone të zhgënjyera.
“Ky quhet Përroi i Shtegtarit, pra, Shkodra me Kosovën, ose Oroshin, qendrën e Mirditës, edhe Lezha, Shëngjini me qendrën e Mirditës, takoheshin nëpërmjet këtyre dy rrugëve. Kështu që i ka mbet Prroi i Shtegtarit sepse këtu shtegtonin për mijëra vjet njerëz”, – kallëzon me krenari burri i moshuar.
Tashmë, Përroi i Shtegtarit ka tjetër funksion.
“Flas për vetë, unë në verë marr dhe i djeg në breg të lumit krejt letra kallcuk, marr karrocën, i fus në karrocë dhe i djeg në breg të lumit”, – rrëfen e moshuara.
Si ajo procedojnë edhe shumë banorë të kësaj zone. Në qendër të Njësisë Administrative Ungrej, së fundmi janë vendosur disa kosha afër institucioneve arsimore dhe atyre publike. Përtej institucioneve, pjesa tjetër e komunitetit vijon të jetë e pambuluar me shërbim çka bën që banorët përreth të kenë të njëjtin cikël si çifti i të moshuarve: konsum – djegie – hedhje anës lumit.
Pak më tutje koshave shikohen me sy të lira shenja zjarri, çka tregon se djegia është një praktikë e përhapur.
Mungesa e infrastrukturës është një ndër arsyetimet pse kjo zonë është tërësisht e përjashtuar nga ky shërbim, ndonëse prej vitesh paguajnë taksa. Lënia e papërfunduar e rrugës Lezhë – Ungre, e ndaluar në fshatin Kalivaç bën që makineritë për ofrimin e shërbimit të pastrimit të mos mbërrijnë në Njësinë Administrative Ungrej, që përbëhet nga nëntë fshatra, e që sipas censit të fundit, kishte 1587 banorë.
Sipas Planit të Menaxhuar të Integruar të Mbetjeve të ri të hartuar, deri në vitin 2025 Bashkia Lezhë do të mbulojë me shërbim 97% të territorit të saj.
Dramë e zonës së Ungrejt, rrëfyer përmes banorëve
Drita* prej 50 vitesh jeton në atë fshat, që tashmë thuajse të gjithë e kanë braktisur. Ajo dëshmon dramën sociale të asaj zonë, e cila përngjan me dramën e secilit fshat e qytet në Shqipëri. Dikur, kujton e moshuara, Ungreji gjallërohej nga fëmijët, të cilët ikën një e nga një për të lënë pas e të vetmuar të moshuarit.
Investimi për zhvillimin e rrugës që do të mund të lidhte Ungrejn me qytetin u ndërpre në mes, çka reflektohet dhe në mungesa të tjera, siç është menaxhimi i mbetjeve.
“Pasha zotën të jetë rruga e bamë, edhe tre pjesë të Ungrejve i ke këtu. E bajmë jetë normale me sho-shoqin. Unë veç me folë me pula, me derra, me lopë. Ju zoti ju rujt që erdhët! Hiqi vizë bijë jetës sonë”, – thotë e pikëlluar Drita, e cila po të kishte gjë në dorë do të bënte çmos për a ndryshuar situatën.
“Unë mos e gëzosha jetën, për çdo muj e la pensionin, 100 mijë lekë e kam, 1 milion e la për një vjet e për dy pa e marrë, e ha bukë e kripë e pasha zotën, veç të vijë rruga këtu. Është gjynah me ia kthy shpinën këtij farë vend”, – përfundon e moshuara, e cila, njëjtë si banorët e tjerë, plehrat bashkë me kujtimet ia “beson” lumit.
“Ah, oh zot o zot, si u lajshin fëmija! Ishte pasqyrë lumi atëherë. Sot mozo ma mirë! Se dun ma lumin se ka humb ndërgjegjja. S’ka ma ndërgjegje. Qeshtu o bija ime”.
*Emri është ndryshuar për të ruajtur konfidencialitetin
Ky artikull është realizuar nga Qendra Rinore H.A.N.A në kuadër të ndërhyrjes “Rini, Riciklim, Respekt – Ekosistemi i Dashurisë për Mjedisin” dhe me mbështetjen financiare të Leviz Albania.
Artikulli është shkruar nga gazetarja Entenela Ndrevataj.
The post Lumi i Ungrejt zëvendëson mungesën e kontejnerëve appeared first on H.A.N.A.
Ndarja e mbetjeve një burim, një utopi për bashkinë e Lezhës, një nevojë për banorët e saj
Përtej derës së një prej hyrjeve të pallatit 130 në lagjen “Luigj Gurakuqi” dëgjohen tinguj muzike të lëshuara përmes instrumentit të çiftelisë. Në atë pallat jeton Lukë Rroku, një pensionist në Lezhë, i cili është tejet i interesuar në çështjet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve dhe riciklimit.
Sapo ai merr vesh arsyen pse po i trokas derës së tij një ditë fundjave, heq muzikën në sfond. Luka ka qenë pjesë e projektit pilot të ndërmarrë nga qendra rinore H.A.N.A në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, ku për një periudhë shtatë mujore, mbetjet u diferencuan në burim.
Pas mbarimit të këtij projekti, koshat që ndaheshin në tre grupe: qelq, plastikë, letër/karton u hoqën, për t’u zëvendësuar nga kontejnerë të zakonshëm.
“Funksionoi shumë bukur ca kohë, me qelqurina, me plastikë, edhe me kartona pastaj nuk e di se kush e mori përsipër për ta prish këtë ecuri”, – ankohet i moshuari Lukë.
Për Lukën, ndërprerja e këtij projekti ishte diçka negative, pasi sipas tij, diferencimi i mbetjeve dhe riciklimi janë një çështje të një rëndësie kombëtare.
“Unë pensionist jam dhe të them të drejtën kisha dëshirë, u thosha njerëzve: ‘Ndajini sepse është për të mirën e kombit, është për të mirën e njerëzimit’”, – thotë Luka me entuziazëm.
Dëshirën e tij për ta stimuluar edhe te fqinjët e tij vazhdimin e praktikës së ndarjeve të mbetjeve në burim, e konsideron një lloj propagande që ai ka bërë. “Duhet ta kuptoni, duhet të jeni më me diapazon për të ardhmen”, – kujton disa nga fjalët që ua përsëriste ai fqinjëve.
Megjithatë, pas mbarimit të projektit, grumbullimi i mbetjeve u kthye në formën “klasike” të saj; të gjitha mbeturinat mblidhen bashkë… por jo për Lukën. Ai vazhdon t’i qëndrojë besnik ndarjes së mbetjeve në burim.
“Vetë personalisht i kam të ndara, ja t’i bie tani qeset vetëm për me e pa. Edhe kur i çoj te plehrat, i çoj të ndara. Hë! Edhe kartonat po ashtu, por sot aktualisht nuk më ke gjet me kartona ose me qelqurina të ndara, por e bëj”.
Një tjetër banore e atij pallati pohon njësoj. Ajo rrëfen se madje edhe u ka shpjeguar të rinjve të qendrës H.A.N.A se i ndiqte udhëzimet për diferencimin e mbetjeve, teksa ata kryenin vizita informimi dhe ndërgjegjësimi për projektin pilot “Diferencimi i mbetjeve në burim”.
“Te dera na kanë ardh. Pati dalë burri te dera u ka thanë: ‘Mu mos me hajdeni ma, se unë i çoj atje’. I kemi çu sak, përherë”, – pohon banorja rreth të 50-tave, e cila nuk dëshiron të identifikohet.
“Ok, e morëm iniciativën nga shumë të rinj në qendrës dhe fillimisht kur e paraqitëm na thoshin: “Jo, nuk do të funksionojë’”, – thotë Drita Loci, 18-vjeçarja e cila ka trokitur derë më derë në muajt e verës për të bërë informim dhe ndërgjegjësim te banorët e dy pallateve.
Drita, së bashku me të rinj të tjerë të qendrës H.A.N.A kanë zhvilluar gjithsej 40 vizita dhe monitorime në terren. Kur e pyes atë si do ta përkufizonte këtë përvojë, ajo shprehet kështu: “Ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura”, – përgjigjet Drita.
“Fillimisht ka qenë ajo frika se ne nuk do ja dilnim. Përderisa nuk ia kanë arritur disa të rritur, si mund t’ia arrinte qendra jonë?”.
Pas takimeve dhe interesit të vazhdueshëm, banorët bashkëpunuan me qendrën H.A.N.A, duke e kryer proçedurën deri në masën 80%.
“Gjithçka ka fillu duke u përmirësu çdo ditë edhe më mirë. Fillimi ka qenë pak i vështirë, dy-tre ditët e para, pastaj absolutisht çdo gjë bëhej më mirë”, – thotë Loci.
Ashtu sikurse e tregojnë edhe vetë banorët, ndarja e mbetjeve në burim funksionoi gjatë kohës së zhvillimit të projektit pilot.
“Se kush e dha atë urdhër me i hjek koshat, se di!”, – shfryn një djalë i ri, i cili po ashtu zgjedh të mos identifikohet.
Po kush e dha “urdhrin” për heqjen e koshave?
Në 28 maj 2021, me iniciativë të qendrës rinore H.A.N.A u nënshkrua një marrëveshje me Bashkinë Lezhë, të quajtur “Për pilotimin e modelit të diferencimit të mbetjeve në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’”.
Këtu u përfshinë tre aktorë kryesorë; bashkia, operatori “V.A.L.E recycling” si dhe të rinjtë e kësaj qendreje, që do të nisnin një fushatë ndërgjegjësuese dhe informuese me banorët e dy pallateve të rrugës “Luigj Gurakuqi” në mënyrë që të vihej në jetë një projekt miqësor me mjedisin dhe komunitetin.
Tre muaj më pas, u konstatuan probleme sa i përket zbatimit të marrëveshjes. Për këtë arsye, më 27.07.2021, qendra H.A.N.A ndërmori një peticion që e firmosën 26 banorë dhe kërkuan dërgimin e operatorëve së paku një herë në javë për boshatisjen e koshave të diferencuar të mbetjeve në zonën ku po zhvillohej projekt piloti.
Një ditë më pas, qendra H.A.N.A dërgoi një tjetër kërkesë dërguar Bashkisë Lezhë, ku u kërkua edhe dërgimi i mbetjeve të diferencuara në infrastrukturën ricikluese, pasi këto mbetje jo vetëm që nuk ricikloheshin, por grumbulloheshin në një magazinë pa afat.
Elson Frroku, përfaqësues i kësaj bashkie, u shpreh se ky projekt ka qenë jashtë agjendës së këtij institucioni dhe pas përfundimit të tij, koshat janë hequr, për t’u zëvendësuar me kontejnerë që nuk i diferencojnë mbetjet.
Sipas Frrokut, edhe mbledhja e mbetjeve ka qenë jashtë agjendës. “Pra, përveçse ka qenë jashtë agjende për vendosjen e kontejnerëve, ka qenë jashtë agjende edhe për çështjen e mbledhjes së mbetjeve”, – pohon ai.
Të njëjtën gjë konfirmojnë edhe përfaqësues të kompanisë “V.A.L.E Recycling”. Sipas tyre, ata hasnin vështirësi në mbledhjen e mbetjeve përditë, pasi mbulonin Shënkollin, një tjetër zonë të Lezhës.
“Por ishte e pamundur të shkonim ta pastronim përditë pasi nuk ishim ne kompania që operonim aty. S’kam marrë asnjë qindarkë për pastrimin e asaj zone”, – pohon një përfaqësues i kësaj kompanie.
Sa i përket proçesit të riciklimit, Frroku citon se ndonëse projekti-pilot ka funksionuar relativisht mirë, ata nuk e kanë pasur të detyruar të kryejnë riciklim.
“Nuk ekziston një zotim i tillë që ne do ta ndjekim deri te riciklimi, ka qenë totalisht marrëveshje mirëkuptimi”, – përfundon ai.
Diferencim për asgjë, mbetjet sërish u çuan në landfill
Në vitin 2021, sipas “Planit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve 2017-2021”, kjo bashki prodhoi 18.400 ton mbetje, të cilat përfunduan në landfillin e Bushatit.
Ky plan, në objektivin tre të saj, ka pasur filozofinë e riciklimit, ku bashkia deri në vitin 2021 duhet të siguronte në mënyrë graduale infrastrukturën dhe zbatimin e skemës optimale për ndarjen e mbetjeve në burim dhe riciklimin e tyre, duke filluar nga viti 2017. Në të vërtetëm ky projekt dështoi, duke realizuar 0% riciklim, nga 50% të parashikuar.
Ky artikull është realizuar nga Qendra Rinore H.A.N.A në kuadër të ndërhyrjes “Rini, Riciklim, Respekt – Ekosistemi i Dashurisë për Mjedisin” dhe me mbështetjen financiare të Leviz Albania.
Artikulli është shkruar nga gazetarja Entenela Ndrevataj.
The post Ndarja e mbetjeve një burim, një utopi për bashkinë e Lezhës, një nevojë për banorët e saj appeared first on H.A.N.A.