
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e BIRN Albania, të cilët kanë dhuruar dy kupona me libra për fituesit e çmimit të dytë dhe të tretë në kuadër të redaksisë sonë rinore, të ngritur si pjesë e nismës “Itinerari i Parasë Publike – Rinia Raporton”, duam të shprehim falënderimet tona më të sinqerta. Ky gjest jo vetëm që mbështet zhvillimin profesional të të rinjve tanë, por edhe inkurajon gazetarinë qytetare investigative dhe raportimin e përgjegjshëm mbi çështjet publike.
Këto kupona u janë dhënë respektivisht fituesve të çmimeve të dytë dhe të tretë, si një shpërblim shtesë për punën e tyre të mirë. Nisma “Itinerari i Parasë Publike – Rinia Raporton” synoi të fuqizojë të rinjtë në monitorimin e shpenzimeve publike dhe transparencës së institucioneve, mbështetur nga IDM Albania dhe partnerët dhe financuar nga Bashkimi Evropian.
Në fotografinë bashkangjitur, mund të shihni fituesit tanë:
Pavlo Luca – Çmimi i Parë, me artikullin “Bashkia e Lezhës dhe Shkollat – Kur Mungon Transparenca, Barrën e Mbajnë Nxënësit dhe Prindërit”.
Steisi Rama – Çmimi i Dytë, me artikullin “A është shëndeti parësor në qendër të vëmendjes së Bashkisë Lezhë?”.
Aleksandra Arapi – Çmimi i Tretë, me artikullin “Ndarja e mbetjeve në burim, një utopi për Bashkinë e Lezhës, një nevojë për banorët e saj”.

