Alienum phaedrum torquatos nec eu, vis detraxit periculis ex, nihil expetendis in mei. Mei an pericula euripidis, hinc partem.

“Policymaking and the EU Accession Negotiation Process”– Lecture 10 “Europe a community of values” | Lecturer – Prof. Asoc. Dr. Përparim Kabo

“Policymaking and the EU Accession Negotiation Process”– Lecture 10 “Europe a community of values” | Lecturer – Prof. Asoc. Dr. Përparim Kabo

Info

English Below 

Me profesor Përparim Kabon, ri-kapëm diskutimin rreth BE si bashkësi vlerash duke u ndalur në veçanti tek liria e cila e lejon njeriun të përshfaqë kapacitetet dhe kontributet e tij në shoqëri.

Në thelb thamë se liria është çështje kulturore e dijesh dhe sa më i mangët kulturalisht e sa më pak të dijë njeriu, aq më pak liri ka. Folëm për relacionin e virtytit moral në raport me atë profesional në kuptimin e Aristotelit e më pas Immanuel Kant dhe se si sistemi jonë i drejtësisë, që kishim e që po përpiqemi të ndërtojmë nuk e ka shtruar si duhet raportin mes të dyjave. Një shfaqosje e shpejtë vizuale e teorive kryesore të disa filozofëve (Schopenhauer, Fromm, Spinoza, Sartre etj.) për të brendësuar nuancat e termit liri, për të cilën në Shqipëri u fol shumë por u investua pak (kujto lidhjen me dijen).

Kështu, keqkuptimet për lirinë në vendin tonë çuan në veprime anarkike. Me kulturë të mangët të lirisë nuk mund të fillojmë diskutimin për të drejtat e njeriut, fatkeqësisht dhe qytetari përfundon një lypsar në dyert e shtetit e qeverisë. Liria në raport me të vërtetën (ajo që del nga arsyeja), me frikën (i lirë nga frika do të thotë i lirë nga autoritetet që nëpërkëmbin dinjitetin njerëzor). Liria sjell marrëveshjën e një komuniteti me të vërtetën që rrit kohezionin shoqëror e mungesa e saj në rastin më të mirë prodhon një shoqëri të demotivuar, apatike e në atë më të keq, një shoqëri konfliktuale.

E zhvendosëm biseden tek nevoja e ndërthurjes së Kodit Moral me atë Juridik për një shoqëri funksionale me në bazë vlerat. Folëm se si në 30 vitet e fundit nuk e përqëndruam sistemin e drejtësisë tek kodi moral dhe marrëveshja me të vërtetën por te kodi i tregut i cili nuk është moral e as imoral por amoral (interesat, leverdisshmëria, fitimi etj.) dhe ku fillon loja e tregut përfundon solidariteti njerëzor.

Tregu është kapitalizmi (përqëndrohet te fitimi) ndërsa vlerat janë demokraci (përqëndrohet te interesi publik) dhe parimet që udhëheqin të dy këto sisteme janë të ndryshme, jo 2 shina paralele ku ecen zhvillimi shoqëror.Nëse kapitalizmi krijon diferenca të thella ekonomike në popull, atëherë Shteti Ligjor rrezikohet sepse ai nuk realizohet në varfëri por në ekonomi të zhvilluar dhe Kapitujt për sistemin e drejtësisë së BE janë ndër më të vështirët në proçesin e Negociatave. Korrupsioni (para publike që nuk i bashkohen buxhetit të shtetit dhe për pasojë na çon në shërbime më të pakta publike), mos-funksionimi i demokracisë janë një shqetësim madhor për BE-në. Është e pakuptimtë që qeveritë të krekosen kur blejnë modernitetin por nuk investojnë në normalitet me paratë publike. Shëmbull: Një port jahtesh me ndërtesa e restorante luksoze mund të na ngjajë me Barcelonën në imagjinatën tonë, por më i rëndësishëm është reflektimi nëse fëmijët nëpër çerdhe e kopshte marrin nutrientët e nevojshëm apo qoftë dhe “ushqimin” e duhur shpirtëror e kulturor apo vetëdija se buxheti vjetor parashikon që ministria e arsimit shpenzon vetëm 1 euro në ditë për një të ri (si i ka gjasat e Evropianizimit me vlerat e BE-së ky i ri?!).

Pra, në këtë leksion, ashtu sikurse në krejt këtë program, ne deshëm që të rinjtë të vetëdijësohen për të kundërshtuar politikat e tregut në kurriz të interesit publik. Shërbëtorë publikë pra, jo shërbëtorë tregu! Të rinjtë tanë duhet të kuptojnë se kush janë politikat e gabuara në kurriz të interesit publik. Partneriteti privat-publik, Shqipëria 1 Euro nuk janë politika sociale, por shtrembërime trashanike që i hapin rrugë korrupsionit. Toka e Atdheut në ankand! E nëse ju citojnë se po zbatojnë modelit e X shteti të BE-së, ata (të rinjtë) t’u thonë “ndaloni, ua shpjegojmë ne modelin që zbaton shteti X dhe dallimet e skajshme me politikën tuaj”.

 

ENGLISH

With Professor Përparim Kabo, we restarted the discussion about the EU as a community of values, focusing in particular on the freedom that allows man to express his capacities and contributions to society.
In essence, we said that freedom is a matter of culture and knowledge, and the more culturally deficient and the less a person knows, the less freedom he has. We talked about the relationship between moral virtue and professional virtue in the sense mentioned from Aristotle and then Immanuel Kant, and how our justice system, former one which we had and are trying to build, has not properly established the relationship between the two. A quick visual presentation of the main theories of some philosophers (Schopenhauer, Fromm, Spinoza, Sartre, etc.) to internalize the nuances of the term freedom, which was talked about a lot in Albania but invested little (remember the connection with knowledge). Thus, misunderstandings about freedom in our country led to anarchic actions. With a deficient culture of freedom, we cannot start the discussion about human rights, unfortunately, and the citizen ends up a beggar at the doors of the state and government. Freedom in relation to truth (which comes from reason), and fear (free from fear means free from authorities that trample on human dignity). Freedom brings a community’s agreement with the truth that increases social cohesion and its absence at best produces a demotivated, apathetic society and at worst, a conflicted society. We moved the conversation to the need to combine the Moral Code with the Judicial Code for a functional society based on values. We talked about how in the last 30 years we did not focus the justice system on the moral code and agreement with the truth but on the market code which is neither moral nor immoral but amoral (interests, utility, profit etc.) and where the market ‘game’ begins human solidarity ends. The market is capitalism (focuses on profit) while the values are democracy (focuses on public interest) and the principles that guide both of these systems are different, not 2 parallel tracks where social development goes. If capitalism creates deep economic differences in the people, then the Rule of Law is endangered because it is not realized in poverty but in a developed economy and the Chapters on justice system are among the most difficult in the Negotiation process. Corruption (public money that does not go to the state budget and consequently leads us to fewer public services), the malfunctioning of democracy are a major concern for the EU. It is senseless for governments to boast when they buy modernity but do not invest in normality with public money. Example: A yacht harbor with luxury buildings and restaurants can resemble Barcelona in our imagination, but the most important thing is to reflect on whether children in nurseries and kindergartens receive the necessary nutrients or even the right spiritual and cultural “food” or the awareness that the annual budget predicts that the Ministry of Education spends only 1 euro per day for a young person (what are the chances of Europeanization with EU values for this young person?!). So, in this lecture, as in this entire program, we wanted young people to become aware of opposing market policies at the expense of the public interest. So public servants, not market servants and our youth shall understand which are the wrong policies at the expense of public interest. Private-public partnership, ‘Albania 1 Euro’ are not social policies, but gross distortions that pave the way for corruption. Homeland land at auction! And if they quote you that they are applying the model of X country of the EU, they (young people) should tell them “stop, let us explain to you the model applied by X country and the extreme differences with your policy”.

Info
Category:
Date: December 3, 2022
Duration: 1 Day