Në datën 22 Tetor, ora 16:00, pranë qendrës H A.N.A., lançojmë ekspozitën e pikturave me titull “Shhh…asht marre” të artistes nga Tirana, Ema Bregu.
Kjo ekspozitë sjell jo vetëm shprehjen permes artit por synon të vendos në fokus dhe të provokoj debatin rreth çështjeve që lidhen me identitetin gjinor, barazinë dhe diversitetin në një shoqëri e cila ende ka nevojë te jetë mendjehapur dhe pranuese.
Ema është një aktiviste 16-vjeçare e angazhuar përmes shprehjes artistike në debatin për të drejtat e njeriut.
Qendra H A.N.A synon që kjo ekspozitë të shërbejë si një hapësirë ku i jepet zë të gjithë të rinjve, e në veçanti vajzave në Lezhë për të bashkëbiseduar rreth normave e qëndrimeve patriarkale të cilat ende cënojnë lirinë dhe shprehjen e potencialit të tyre.
Ju presim në datë 22 Tetor në orën 16.00.
Ekspozita do qëndrojë e hapur edhe në datat 23-24-25 Tetor, pranë qendrës H.A.N.A.